LAJMI I FUNDIT:

Brendan Rodgers është ‘njeriu i duhur’ për Unitedin, por i kërkohet që të largojë yllin e skuadrës

Brendan Rodgers është ‘njeriu i duhur’ për Unitedin, por i kërkohet që të largojë yllin e skuadrës

Brendan Rodgers është mbështetur për të zëvendësuar Ole Gunnar Solskjaerin te Manchester United dhe do t’i duhet të largojë legjendën e klubit Cristiano Ronaldo nga Old Trafford.

Kjo është sipas ish-yllit të West Ham, Carlton Cole, i cili beson se Rodgers “do të ndërtojë një skuadër për të ardhmen” dhe portugezi nuk do të përshtatej në planet e tij afatgjata.


Ai beson se trajneri i Leicester City është “njeriu i duhur” për United dhe ai do të “zhdukë” lojtarët që nuk i përshtaten një formacioni apo sistemi të caktuar.

Sa do t’i kushtojë Unitedit shkarkimi i Solskjaerit
Lexo po ashtu Sa do t’i kushtojë Unitedit shkarkimi i Solskjaerit

“Tifozët e Leicesterit do të më urrejnë për këtë, por ndjej se Brendan Rodgers mund të shkojë dhe ndjej se ai do të ishte njeriu i duhur për Man Unitedin”, deklaroi Cole për talkSPORT.

“Hiqni qafe Ronaldon, ai [Rodgers] do të duhet ta nxjerrë jashtë. Arsyeja pse, sepse nëse keni dikë si Brendan, ai dëshiron të ndërtojë skuadrën për të ardhmen. Ata kanë disa perspektiva në atë skuadër që as nuk kanë luajtur ende, lojtarë shumë të mirë dhe po flitet për transferimin e Jude Bellingham gjithashtu. Ju duhet të planifikoni për të ardhmen — a është Ronaldo e ardhmja e Man United?”.

Pesë arsyet që çuan në shkarkimin e Solskjaerit nga Unitedi
Lexo po ashtu Pesë arsyet që çuan në shkarkimin e Solskjaerit nga Unitedi

“Ne e dimë se si dëshiron të luajë, Brendan Rodgers, ai e do presionin e lartë, e do energjinë e lartë, punën pa top dhe me të, ai e pëlqen këtë”.

“Ai do të zhdukë lojtarët që nuk përshtaten në atë formacion apo sistem, përndryshe ai po shkon kundër etikës së punës së tij”, ka shtuar më tej ai.

Superylli portugez, i cili ka kontratë deri në vitin 2023, ka shënuar nëntë herë dhe ka regjistruar dy asistime në 13 paraqitje për United këtë sezon në të gjitha garat. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori