Modelja e njohur Gigi Hadid është pothuajse në fund të pritjes së ëmbël dhe pavarësisht kësaj ajo nuk po ndalet duke punuar në gjëra të reja.

Biondja së fundmi ka treguar se ndërroi dizajnin e shtëpisë së saj në New York dhe duket se në këtë ka sjell gjithë botën dhe stilin e saj unik.

Me anë të disa imazheve që ka shpërndarë në Instagram, supermodelja zbuloi se tërë vitin e kaluar dhe tani ka qenë duke e dizenjuar dhe kuruar atë që sot është një nga ‘ëndrrat’ e realizuara të saj’.

Brenda shtëpisë së Gigi Hadid (Foto: Instagram)

“Jam shumë e emocionuar që do të kalojë kohë nëpër këto cepa kaq të veçantë që janë bërë me ndihmën e krijuesëve të mi të preferuar, të cilët përqafuan idetë e mia dhe s’më morën për të çmendur”, ka thënë ajo.

Të gjitha lajmet nga Gigi Hadid Të gjitha lajmet nga Gigi Hadid

“Një falënderim i madh shkon për Gordon Khan”, shtoi mes tjerash Hadid.

Brenda shtëpisë së Gigi Hadid (Foto: Instagram)

Postimi fillon me dhomën e ndenjes ku vihen re kolltuqe me ngjyra të ndryshme, ndërkohë që në mur të varur ka art dhe gjëra të vjetra.

Në shtëpinë e saj po ashtu mbizotërojnë tapetet, ngjyrat dhe shkallët prej druri.

Ajo që rrëmben vëmendje më shumë është stilolapsi gjigant i verdhë pranë derës së banjës dhe gjithë çfarë shkruhet në mure.

Siç raportohet, Gigi dhe Zayn shpenzuan 5.8 milionë dollarë për rinovimin e rezidencës luksoze.

Më poshtë mund t’i shihni të gjitha pamjet e shtëpisë së Gigi Hadid:

View this post on Instagram

Spent all of last year designing and curating my passion project / dream spot. Of course it all came together right before quarantining out of the city…. but I’m excited for the time I’ll get to spend enjoying all the special corners that were made with a lil help from some of my favorite creatives (tap!) who embraced my ideas and didn’t call me crazy. 💛 ++ my mamma:) who is the greatest homemaking-sounding-board I could ask for (she called me crazy when required) ☺️ grateful to and for all. Special thanks to Gordon Kahn!

A post shared by Gigi Hadid (@gigihadid) on Jul 25, 2020 at 10:11am PDT

/Telegrafi/