ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Një person ka ndërruar jetë pasi siç raportohet në Qendrën e Shëndetit Mendor i ishte keqësuar gjendja.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të premten rreth orës 22:00, në rrugën “Vjosa”, në Gjilan.


Tutje thuhet se në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.

“Rr. Vjosa, Gjilan 10.07.2026-22:00. Është raportuar se në Qendrën e Shëndetit Mendor, viktimës mashkull kosovar i ishte keqësuar gjendja shëndetësore dhe kishte vdekur. Vdekjen e kishte konstatuar mjeku kujdestar. Në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/