"Falënderimi i qoftë Allahut", Trump: Nëse Irani më vret, do ta shkatërrojmë plotësisht


Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka thënë ushtrisë amerikane të jetë e përgatitur për të nisur sulme që do të "shkatërronin plotësisht të gjitha zonat e Iranit" nëse ai vritet nga Teherani.
Kjo vjen disa ditë pas funeralit të Udhëheqësit Suprem, Ajatollah Ali Khamenei, ku u bënë thirrje të hapura për vrasjen e presidentit amerikan.
“1000 raketa janë të drejtuara nga Republika Islamike e Iranit, dhe mijëra të tjera do të pasojnë menjëherë, nëse Qeveria iraniane vepron sipas kërcënimit të saj, për të vrarë ose për të tentuar të vrasë presidentin në detyrë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në këtë rast, mua!”, shkroi Trump në Truth Social.
"Urdhrat janë dhënë tashmë dhe Ushtria Amerikane është e gatshme, e vullnetshme dhe e aftë, për një periudhë njëvjeçare, me mundësi zgjatjeje, të shkatërrojë plotësisht të gjitha zonat e Iranit. Falënderimi i qoftë Allahut", shtoi ai.
Komentet e Trumpit ka të ngjarë të rrisin tensionet në Lindjen e Mesme dhe vijnë pas disa ditësh sulmesh ajrore amerikane që synojnë Iranin, si dhe zjarrit hakmarrës iranian që synonte kombe në të gjithë rajonin.
Më pas, Trump tha se SHBA-të kanë rënë dakord të vazhdojnë bisedimet me Iranin, por theksoi "pa asnjë dyshim" se armëpushimi kishte mbaruar.
Në të njëjtën kohë, Izraeli ka thënë se është gati të përballet përsëri me Iranin nëse është e nevojshme. /Telegrafi/

































