LAJMI I FUNDIT:

Besiktas i kërkon Realit, Gutin dhe Hakimin

Besiktas i kërkon Realit, Gutin dhe Hakimin

Fikret Orman ka qëndruar gjatë ditë së djeshme në shtetin spanjoll.

Presidenti i Besiktasit, Orman ka pasur një takim pune me ish-futbollistin e Realit, tani trajnerin e grupmoshave të reja të klubit madrilen, Guti.


I pari i “Shqiponjave të Zeza” raportohet se ka arritur marrëveshje me ish-futbollistin e klubit turk që të angazhohet si ndihmës trajner te skuadra turke, ku si mentor do ta ketë trajnerin aktual, Senol Gunes.

Achraf Hakimi (Getty Images)

Madje, së bashku me spanjollin te klubi turk do të transferohet në formë huazimi edhe mbrojtësi i krahut të djathtë të kampionëve evropian, Achraf Hakimit.

Ky i fundit si një 19-vjeçar është paraqitur në këtë sezon në 17 raste duke asistuar dy herë dhe shënuar një gol.

Të gjitha lajmet rreth transferimeve më të fundit
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth transferimeve më të fundit

Theksojmë se Guti e ka pasur nën urdhrat e veta marokenin Hakimi te skuadra e të rinjve të Realit.

Ndryshe, Besiktas deri më tani ka siguruar shërbimet e qendër mbrojtësit të Portos, Daniel Opares, i cili ishte i huazuar para dy vitesh në klubin turk. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori