Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka paralajmëruar se këtë të premte do të publikojë këngën e saj të re.

“Sacrifice” titullohet kjo këngë, e cila është pjesë e albumit të saj të dytë që Rexha do ta publikojë gjatë muajve në vazhdim.


Të martën, 31-vjeçarja publikoi në YouTube një video paralajmëruese, përmes së cilës bënte të ditur datën e publikimit të “Sacrifice”.

Bebe Rexha do të vijë me një performancë mjaft “të egër” dhe provokuese në klipin e kësaj kënge, disa pamje të të cilit tashmë veç i ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Këngëtarja shqiptare do të shfaqet e veshur në të zeza, ndërsa vallëzon dhe bën lëvizje të shumta provokuese në interpretimin e këngës së re.

“Sacrifice” i pason bashkëpunimit të Bebe Rexhës në vitin 2020 me rep-artisten Doja Cat, "Baby I'm Jealous".

Në një mesazh zanor, Rexha thotë se kënga "duket si një hit", ndaj mbetet të shihet se si do të pritet nga publiku. /Telegrafi/

supportingbeberexha2021 1555251691181811202582262868773277610393733n

braverexha 1566688699343877239788395920290600862679339n

beberexha videos2 15662706617885975513218414733476063466270955n

betteemistakes 1565112071854812730075631575860385700521449n