LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha: Nuk jam e dhënë pas numrave, po të jem në shtratin e vdekjes dhe e sëmurë, numrat e top-listave nuk do të më ndihmojnë

Bebe Rexha: Nuk jam e dhënë pas numrave, po të jem në shtratin e vdekjes dhe e sëmurë, numrat e top-listave nuk do të më ndihmojnë
Foto: Bebe Rexha/Instagram

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, është në prag të lansimit të albumit të saj më të ri “Better Mistakes”.

Ky album do të dalë në shitje më 7 maj në të gjithë botën , me plot këngë të reja të kompozuara nga vet këngëtarja 31-vjeçare.

E teksa është e zënë me promovimin e këngëve të reja në media të ndryshme, Bebe Rexha së fundmi dha një intervistë shumë interesante për artisten që dikur e frymëzoi në rrugën drejt muzikës, Alicia Keys.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Intervista e publikuar në Interview Magazine sjell bashkëbisedimin mes Rexhës dhe Keys, ku shqiptarja tregon më shumë në detaje rreth albumit të saj të ri dhe karrierës së suksesshme ndër vite.

Bebe Rexha: Kënga për të cilën jam më krenare është "I'm A Mess" sepse e ndjeva se është Bebe më e sinqerta dhe e vërteta, kjo jam unë
Lexo po ashtu Bebe Rexha: Kënga për të cilën jam më krenare është "I'm A Mess" sepse e ndjeva se është Bebe më e sinqerta dhe e vërteta, kjo jam unë

Ndër të tjerash, Rexha citoi se nuk është e dhënë pas numrave, që nënkupton se nuk bën gjithçka që të ngjitet në majë të klasifikimeve në top listat ndërkombëtare – ndonëse shpesh herë ka qenë e para me hitet e saj.

Suksesi ka ndryshuar shumë për mua. Dikur mendoja se ishe numër një po të marrësh një çmim ‘Grammy’. Por ndjehem sikur suksesi për mua është ekuilibër. Është shëndeti, para së gjithash. Shëndeti dhe lumturia – fizikisht dhe mendërisht. Kur bleva shtëpinë time të parë, unë isha si: “Unë dua ta marr këtë shtëpi sepse është një hapësirë e freskët ku mund të kaloj kohën me miqtë dhe familjen time”. Ka mjaft hapësirë që ne të bëjmë darkë dhe të dalim jashtë. Sigurisht, unë nuk jam e dhënë pas numrave dhe top listave, por përpiqem të kujtoj veten se nëse një ditë, Zoti na ruajt, unë do jem në shtratin tim të vdekjes dhe do jem e sëmurë, numrat e top listave nuk do të më ndihmojnë”, ka thënë artistja shqiptare.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Bebe Rexha përndryshe deri më tani ka publikuar disa këngë nga albumi i saj i ardhshëm “Better Mistakes”, të cilat janë pritur mirë nga publiku.

“Baby, I’m Jealous”, “Sacrifice”, “Sabotage” dhe “Die For A Man”, janë vetëm disa prej këngëve të publikuara, të cilat kanë marrë dhenë dhe janë dëgjuar me të madhe në mbarë platformat muzikore. /Telegrafi/

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se kërkoi 600 mijë euro për të prezantuar, Arbana Osmani thyen heshtjen - flet për herë të parë për atë që ndodhi me Big Brother VIP

U tha se kërkoi 600 mijë euro për të prezantuar, Arbana Osmani thyen heshtjen - flet për herë të parë për atë që ndodhi me Big Brother VIP

Magazina
Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Magazina
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Ka pasuri prej 350 milionë dollarësh, Will Smith: Në moshën 50 vjeçare, kuptova që paratë nuk mund të të bëjnë të lumtur

Ka pasuri prej 350 milionë dollarësh, Will Smith: Në moshën 50 vjeçare, kuptova që paratë nuk mund të të bëjnë të lumtur

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Magazina
Kalo në kategori