LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha: Kënga për të cilën jam më krenare është “I’m A Mess” sepse e ndjeva se është Bebe më e sinqerta dhe e vërteta, kjo jam unë

Bebe Rexha: Kënga për të cilën jam më krenare është “I’m A Mess” sepse e ndjeva se është Bebe më e sinqerta dhe e vërteta, kjo jam unë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, do të publikojë albumin e saj më të ri “Better Mistakes” më 7 maj.

Ajo në një intervistë të fundit për The Daily Telegraph ka folur për gjendjen e saj të vështirë emocionale që pati gjatë xhirimeve të klipit të saj më të fundit “Sabotage”, që gjithashtu është pjesë e albumit të saj më të ri.


“Kam qarë aq shumë saqë duhej të përdorja pikat e syve. Pas asaj skene, unë u tërhoqa aq shumë sa po pyesja nëse ishim bërë për atë ditë dhe ata [ekipi realizues] ishin si: ‘Është thjeshtë skena e parë’. Kjo ta shpif”, thotë ajo.

“Thjesht po mendoja përse sabotoj veten time, kohët kur ndihem sikur nuk meritoja diçka sepse nuk isha mjaft e mirë, mendimet që kam nuk janë mendimet më të mira, por gjërat që vërtet i besoja. Dhe gjithmonë e bëj atë”, shtoi ajo.

Rexha është në pararojë e brezit të saj të këngëtarëve që kanë qëndruar në krye të top listave me këngëtarë pop që zbërthejnë sfidat e shëndetit mendor dhe e ndajnë atë me miliona fansa.

Ashtu si Lizzo, Billie Eilish dhe Alessia Cara, interpretuesja e hitit “I’m A Mess” ka qenë një avokate e ashpër për lëvizjen e pozitivitetit të trupit, duke treguar hapur përmes një videoje në vitin 2019 se si shumë shtëpi të modës refuzuan ta dizajnonin fustanin e saj për në “Grammy Awards 2019”, shkaku i përmasave të mëdha të trupit.

Ajo gjithashtu e bëri publike po atë vit faktin se ishte diagnostikuar nga psikiatrit me çrregullim bipolar. Njëra nga këngët e albumit të ri, e titulluar “Break My Heart Myself”, është pjesa hapëse e albumit dhe referon faktin se si ajo jeton me këtë gjendje.

“Përshëndetje, emri im është Stevie / Në të vërtetë, po gënjej. Është vërtet Bebe. / Janë mjekët. Ato më bëjnë vërtet të përgjumur. / Klonopin, shoqja ime, po, ajo e mpin ndjenjën”, janë disa nga vargjet që ajo citon në këtë këngë.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

“Thjesht e heq atë emocion, e dini, por puna aktuale kërkon terapi, shumë punë”, thotë ajo.

“Titulli ka të bëjë me kohën kur isha adoleshente, mendova se do të rritesha … ankthi im do të zhdukej dhe gjithçka do të ishte aq perfekte, sa do isha perfekte”, thotë ajo.

“Ju plakeni, gjithçka është njësoj. Unë jam vetëm më e vjetër. Kështu që po përpiqem të bëj gabime më të mira dhe të përpiqem të kuptoj se si funksionon e gjithë kjo gjë e jetës”, tregon Bebe Rexha ndërsa shpjegon titullin e albumit të saj të ri.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

“Better Mistakes” ishte parashikuar të publikohej pak para fillimit të pandemisë por kriza e përhapjes së virusit COVID-19 dhe lëvizja “Black Lives Matter” në Amerikë bëri që industria e muzikës të bënte pauzë për lëshimin e një muzike të re.

Rexha, i cili ishte një autore këngësh në ShBA, duke ndihmuar në krijimin e hiteve për artistët si: Eminem, Nick Jonas dhe Selena Gomez para se të niste karrierën e saj si këngëtare, kaloi pauzën për të rregulluar përzierjet e fundit të këngëve të saj në vend se të bënte këngë të reja.

“Better Mistakes” është albumi i dytë i saj që i pason albumit të parë shumë të suksesshëm “Expectations”, të cilin shqiptarja e publikoi në vitin 2018 dhe kishte brenda tij hitet si: “Meant To Be” me Florida Georgia Line dhe “In The Name Of Love” me Martin Garrix.

“Kënga për të cilën jam më krenare është ‘I’m A Mess’ sepse e ndjeva se është Bebe më e sinqerta dhe e vërteta. Kjo jam unë”, thotë ajo.

“Kështu që doja të bëja një album që ishte një vazhdim i këngës ‘I’m A Mess’ dhe ta shtyj që të jetë më hip-hop ose më shumë ritmike për të dëgjuar se çfarë mund të ndodhë”, thotë 31-vjeçarja.

“Unë doja të ruaj cenueshmërinë dhe ndershmërinë, sepse kjo është ajo me të cilën fansat e mi në të vërtetë lidhen, ashtu si bënë me këngën e parë që kam publikuar ndonjëherë, e cila titullohet “I’m Gonna Show You Crazy” (Unë do t’ju shfaq juve çmendurinë)”, thekson Bebe Rexha. /Telegrafi/

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Magazina
Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Kalo në kategori