LAJMI I FUNDIT:

Barcelona me vendim të paprecedentë – ndalon ngjyrat e Interit në çdo sektor të stadiumit, përveç atij për mysafirë

Barcelona me vendim të paprecedentë – ndalon ngjyrat e Interit në çdo sektor të stadiumit, përveç atij për mysafirë

Barcelona e ka bërë të qartë se ata që veshin fanella të Interit ose ngjyra të tjera identifikuese do të lejohen vetëm në seksionet për mysafirë në Camp Nou për ndeshjen e sotme të Ligës së Kampionëve.

Njoftimi nga Blaugranët dje (e martë) vuri në dukje se ‘qasja në zonat e rezervuara për tifozët vendas nuk do t’u lejohet atyre që veshin ngjyrat e Interit’, që do të thotë se tifozët e Interit të veshur me fanella ose shalle nuk mund ta shikojnë ndeshjen nga askund, përveç seksionit të stadiumit për mysafir.


Ishte një vendim i marrë nga Barcelona pas konsultimit me autoritetet dhe nuk përfshiu UEFA-n.

Ishte një lëvizje e papritur nga Barcelona, ​​veçanërisht për shkak se nuk ka telashe të mëparshme mes dy tifozërive.

Prandaj, ka të ngjarë që vendimi të jetë marrë për shkak të natyrës së nxehtë të takimit të tyre të mëparshëm në Giuseppe Meazza, ku Interi fitoi me rezultat 1-0, në një ndeshje që u cilësua që Barcelona u dëmtua nga gjyqtarët.

Tani po bëhen pyetje në lidhje me mandatin që u është dhënë stafit të sigurisë gjatë ndeshjes, siç është plani nëse një grup tifozësh të brohorasin për Interin në seksionin vendas pa veshur ngjyrat katër e zi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Juventusi tregon në njoftimin e tyre arsyet pse e shkarkuan Max Allegrin

Juventusi tregon në njoftimin e tyre arsyet pse e shkarkuan Max Allegrin

Serie A
Kylian Mbappe i ka vendosur vetes dy objektiva te Real Madridi

Kylian Mbappe i ka vendosur vetes dy objektiva te Real Madridi

La Liga
Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

La Liga
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Tre kandidatët favorit që po përfliten si zëvendësues të Xavit tek Barcelona

Tre kandidatët favorit që po përfliten si zëvendësues të Xavit tek Barcelona

La Liga
“Mund ta konfirmoj se do të jem trajner i Liverpoolit” - Arne Slot jep lajmin e madh në konferencë për shtyp

“Mund ta konfirmoj se do të jem trajner i Liverpoolit” - Arne Slot jep lajmin e madh në konferencë për shtyp

Premier League
Kalo në kategori