LAJMI I FUNDIT:

Barcelona kryeson listën e klubeve me shpenzimet më të mëdha këtë verë – PSG në vendin e shtatë, Juventusi mbyll ‘top 10’

Barcelona kryeson listën e klubeve me shpenzimet më të mëdha këtë verë – PSG në vendin e shtatë, Juventusi mbyll ‘top 10’

Barcelona është klubi evropian që ka shpenzuar më shumë para në transferime deri më tani në këtë afat kalimtar të verës, duke ‘eklipsuar’ klubet tjera tashmë të njohura për shpenzime ndër vite.

Klubi katalunas ka pasur probleme të mëdha financiare në vitet e fundit, por edhe në këtë verë pritej të kishte probleme.


Megjithatë, shitja e një përqindje të konsiderueshme të drejtave televizive, largimi i disa lojtarëve dhe reduktimi i pagave bëri që Barcelona të largojë problemet financiare.

“Shikoni llogaritë e juaja bankare”, Laporta ia ‘mbyll gojën’ Nagelsmannit dhe i dërgon një mesazh Bayernit dhe klubeve tjera
Lexo po ashtu “Shikoni llogaritë e juaja bankare”, Laporta ia ‘mbyll gojën’ Nagelsmannit dhe i dërgon një mesazh Bayernit dhe klubeve tjera

Sipas mediumit britanik The Mirror, Barcelona kryeson listën e 10 klubeve me shpenzimet më të mëdha deri më tani në këtë verë.

Blaugranët kanë shpenzuar 128 milionë funte apo 152.4 milionë euro, pas blerjeve të emrave si Robert Lewandowski dhe Raphinha.

Pas tyre në këtë listë vjen Bayern Munichu që ka shpenzuar 115 milionë funte apo 137 milionë euro me blerje si Matthijs de Ligt dhe Sadio Mane, ndërsa Arsenali kompleto podiumin në vendin e tretë me 111 milionë funte apo 132 milionë euro shpenzime, ku blerja më e shtrenjtë ishte Gabriel Jesus.

Top 10 klubet me shpenzimet më të mëdha këtë verë

Në vendin e katërt renditet Manchester City me shpenzime prej 91 milionë funtesh (108 milionë euro), po aq sa ka shpenzuar edhe Leeds Unitedi në pozitën e pestë.

Tottenham Hotspur është klubi i gjashtë me 86 milionë funte (102 milionë euro), Chelsea i shtati me 79 milionë funte (94 milionë euro), Paris Saint-Germain në pozitën e tetë me 77 milionë funte (91.68 milionë euro), West Hami i nënti me 76 milionë funte (90.50 milionë euro) dhe Juventusi i dhjeti me 75 milionë funte apo 89.30 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve

"Harroje Real Madridin sepse aty nuk je numër një, shko në Arabinë Saudite dhe merr 350 milionë euro" - francezi legjendar këshillon Mbappen

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Të gjithë po flasin për thumbimin që Jadon Sancho ia ka bërë Ten Hagut në rrjetet sociale

Të gjithë po flasin për thumbimin që Jadon Sancho ia ka bërë Ten Hagut në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Bellingham po luan përballë Bayernit me ilaçe kundër dhimbjeve

Bellingham po luan përballë Bayernit me ilaçe kundër dhimbjeve

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Kalo në kategori