LAJMI I FUNDIT:

Barcelona duhet të jetë mirënjohëse për rikthimin e La Ligas – 11 lajmet e që nuk e ndihmuan aspak klubin gjatë pezullimit nga coronavirusi

Barcelona duhet të jetë mirënjohëse për rikthimin e La Ligas – 11 lajmet e që nuk e ndihmuan aspak klubin gjatë pezullimit nga coronavirusi

Nuk ka pasur aspak futboll që të kishte paksa shpërqendrim, pasi polemika kanë qenë të mëdha në klubin e Barcelonës gjatë tre muajve të fundit.

Nga deklaratat e ashpra, deri tek lojtarët që kritikojnë bordin, pastaj edhe dorëheqjet masive nga klubi, kanë bërë që Josep Maria Bartomeu dhe drejtorët e tij të kenë mjaft për t’u marrë.


Tani, La Liga po kthehet dhe fokusi i të gjithëve mund të vendoset në fushën e lojës e jo rreth skenave që po ndodhin në Nou Camp.

Por çfarë ka ndodhur saktësisht gjatë muajve të fundit në klubin e Barcës?

Ulje të mëdha pagash dhe një goditje e shpejtë në tabelë

Ditët e para të bllokimit nga COVID-19 sollën negativitetin e parë, pasi u kërkua që  rreth 70 për qind të pagave të lojtarëve të uleshin.

Më 30 Mars, Lionel Messi njoftoi se lojtarët kishin rënë dakord me këto masa, por pranoi që ata kishin presion nga klubi për të bërë diçka të tillë.

Messi shfaqet me kritika në rrjetet sociale

Lionel Messit iu desh që dy herë t’i mohoj lajmet rreth tij. Pyetjet dhe dyshimet filluan kur u flit se argjentinasi do ta lë Barcelonën për Interi, spekulime që i hodhi poshtë.

Ai gjithashtu mohoi çdo përfshirje të një çmimi të paguar nga Barcelona dhe ai për të siguruar lirimin e Ronaldinhos nga burgu në Paraguai.

Largimet masive me dorëheqje nga klubi

Më 9 prill, katër drejtorë dhanë dorëheqje: Emili Rousaud, Enrique Tombas, Silvio Elias dhe Josep Pont.

Maria Teixidor dhe Jordi Calsamiglia u larguan pas tyre duke e quar në total gjashtë numrin e dorëheqjeve.

Dyshja e fundit akuzohen se qëndrojnë pas skandalit të rrjeteve sociale të njohur si ‘Barcagate’.

Sulmet i drejtorit Rousaud pas largimit

Rousaud bëri një mori akuzash pas dorëheqjes së tij si nënkryetar i klubit. Ai akuzoi ata që kishin mbetur në klubin për korrupsion, duke pretenduar se dikush fut para të klubit në xhepin e tij.

Ivan Rakitic kërkoi respekt nga klubi

Më 13 prill, mesfushori kroat foli për spekulimet që e lidhin atë me largimin nga Barcelona në verë.

“Unë nuk jam një thes me patate. Unë do të vendos vet të ardhmen time”.

“Unë dua të jem aty ku vlerësohem. Nëse është këtu, fantastike, dhe nëse jo, do të jetë aty ku vendos unë”, kishte thënë ai.

Ristrukturimi i departamentit për zbulimin e talenteve

Skauti brazilian Andre Cury ishte një nga viktimat e ristrukturimit të skautëve të Barcelonës.

Më 28 maj, klubi njoftoi se Cury, një figurë kryesore që qëndron pas nënshkrimit të Neymar nga Santos, do të largohej nga Camp Nou një vit para se kontrata e tij të skadonte.

Lista e gjatë lojtarëve që pritet të largohen 

Situata e dëshpëruar financiare e Barcelonës ka bërë që ata të vendosin pjesën më të madhe të skuadrës së tyre të parë në listën e transferimeve.

Vetëm Marc-Andre ter Stegen, Gerard Pique, Frenkie de Jong, Antoine Griezmann, Lionel Messi dhe Ansu Fati duket se e kanë të ardhmen e tyre të sigurt në klub.

Lirimi i Sandro Rosell

Pasi kaloi 634 ditë në paraburgim, ish- presidenti i Barcelonës ka bërë disa komente për klubin pas lirimit.

“Nëse nuk do të kisha qenë president i Barcelonës, nuk do të kisha shkuar në burg”, kishte thënë ai.

Lautaro Martinez dhe Miralem Pjanic

Këto janë dy synimet kryesore të Barcelonës këtë verë, por bisedimet me muaj midis klubeve nuk kanë prodhuar ende asnjë marrëveshje.

Lajme për dy lojtarët ka pasur çdo ditë për tre muajt e fundit dhe ende asgjë, duke e vënë kryesinë e klubit në vështirësi.

Kërkesa e refuzuar për Ousmane Dembelen

Francezi kërkoi që të vazhdojë rikuperimin e tij nga një lëndim në Katar, por Barcelona e refuzoi kërkesën e tij.

Ai humbi mundësin e testimit për coronavirus, por u rikthye në fushë pas disa ditësh.

View this post on Instagram

👊🏿👊🏿👊🏿

A post shared by @ o.dembele7 on Jan 20, 2020 at 5:54am PST

Shqetësimet për Messin dhe një lëndim të mundshëm

Çdo tifozë i Barcelonës ishte i shqetësuar kur dëgjoi lajmet se Messi ka një ngërç të muskujve vetëm një javë para rifillimit të sezonit.

Të hënën, kapiteni ka stërvitur përsëri me pjesën tjetër të shokëve të tij të skuadrës dhe pritet të luajë kundër Real Mallorcas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso ka vendosur një rekord të ri historik në futboll, pas kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Xabi Alonso ka vendosur një rekord të ri historik në futboll, pas kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Liga e Evropës
Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

La Liga
Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Premier League
Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori