Barça e mbyll pjesën e parë me epërsi, ndërsa Messi i shtrirë në tokë nga goditja e Ramosit në fytyrë

Pjesa e parë në El Clasico mes Real Madridit dhe Barcelonë përfundoi me rezultat 0-1 për skuadrën katalunase.
Golin e vetëm në 45 minutat e parë e shënoi Ivan Rakitic (26'), ndërsa ishin mysafirët paska më të mirë në përgjithësi.
https://twitter.com/Tommy_Burlic/status/1101938723128668160
Nga pjesa e parë vlen të përmendet edhe goditja që Sergio Ramos i dha Lionel Messit në fytyrë në minutën e 45-të.
Nga kjo argjentinasi mbeti i shtrirë në tokë, me një gjakosje të lehtë në buzë, ndërsa spanjolli shpëtoi pa u ndëshkuar.
Ylli i Barçës pasi qëndroi disa minuta i shtritë në tokë filloi të kacafytet me Ramosin, por lojtarët dhe gjyqtari reaguar shpejt për t'i qetësuar situatën.

Aktualisht Barcelona mban pozitën e parë në La Liga me 57 pikë, ndërsa Los Blancos të tretën me 48 pikë.
Në vendin e dytë është Atletico Madridi 50 pikë. /Telegrafi/
https://twitter.com/wirlebendich/status/1101943662257283072




































