LAJMI I FUNDIT:

Atletico Madridi vazhdon ndjekjen e Lautaros, Interi konsideron Thuramin

Atletico Madridi vazhdon ndjekjen e Lautaros, Interi konsideron Thuramin

Interi po ringjall interesin për sulmuesin francez, Marcus Thuram, ndërsa Atletico Madrid vazhdon të monitorojë Lautaro Martinezin.

Sulmuesi argjentinas nuk ka shënuar ende gol në vitin 2022, por Los Colchoneros ende po e ndjekin nga afër.

Sipas gazetës Tuttosport, një skaut i Atletico Madrid ishte në Giuseppe Meazza të martën për ta parë atë gjatë derbit me Milanin, ku Lautaro filloi lojën, por u largua në pjesën e dytë.

E ardhmja e Lautaros te Interi në dyshim, Marotta synon përforcime në sulm dhe ka tre emra në listë
Lexo po ashtu E ardhmja e Lautaros te Interi në dyshim, Marotta synon përforcime në sulm dhe ka tre emra në listë

Me të ardhmen e Alexis Sanchez gjithashtu në dyshim, Nerazzurrët mund të riorganizojnë repartin e tyre të sulmit gjatë verës dhe Thuram është një nga objektivat e tyre për sezonin 2022/23.

Gjigantët e Serie A kishin zhvilluar bisedime në verë me djalin e legjendës Lillian Thuram, por sulmuesi francez pësoi një lëndim në gju në gusht, kështu që marrëveshja u rrëzua dhe Interi nënshkroi në vend të tij me Joaquin Correan.

Thuram ka një klauzolë prej 45 milionë euro të përfshirë në kontratën e tij, por Interi nuk dëshiron të ofrojë aq shumë, duke marrë parasysh edhe problemet e gjurit të sulmuesit.

Sipas raportit të gazetës italiane, Nerazzurrët kishin ofruar 20 milionë euro plus 5 milionë euro bonuse në vitin 2021.

Gianluca Scamacca i Sassuolos mbetet objektivi kryesor i Interit gjatë verës, por nënshkrimi i tij nuk do të përjashtonte ardhjen e Thuram.

Sulmuesit e Interit kanë pasur vështirësi gjatë javëve të fundit, me djemtë e Simone Inzaghit të paaftë për të gjetur rrjetën në katër ndeshjet e fundit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori