Arsenali duket se e ka gjetur Santi Cazorlan e ri dhe emri i tij është Dani Ceballos.

Fitorja 2-1 e Gunners ndaj Burnleyt solli shkëlqimin e mesfushorit në huazimi të Real Madridit, përkrah Matteo Guendoouzit.

Ceballos tregoi klasin e tij në mesfushën e Topçinjve, duke dribluar lojtarët e skuadrës kundërshtare nga Liga Premier.

Dani Ceballos vs Burnley (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Tifozët e Arsenalit filluan ta duartrokitën mesfushorin spanjoll pas driblimit që bëri, por kjo nuk ishte e vetmja gjë që bëri në ndeshje.

Ceballos po ashtu asistoi në golin e Alexander Lacazettes dhe Pierre-Emerick Aubameyang, duke u shpallur kështu lojtari i takimit.

Notat e lojtarëve: Arsenal 2-1 Burnley, shkëlqen Ceballos Notat e lojtarëve: Arsenal 2-1 Burnley, shkëlqen Ceballos

Mesut Ozil ishte i pranishëm në tribuna, por nuk mund të ishte pjesë e skuadrës shkaku i një gripit.

Spanjolli ishte në rolin e një 10-shi te Arsenali, gjersa Unai Emery tani ka një vlerësim më të qartë për cilësitë e Ceballos në mesfushë.

Duket se me paraqitjen që bëri sot talenti spanjoll, do ta lë jashtë gjermanin që ishte i paprekshëm deri në këtë sezon. /Telegrafi/