LAJMI I FUNDIT:

Arsenali përgatit ofertën prej 100 milionë eurosh për Osimhen

Arsenali përgatit ofertën prej 100 milionë eurosh për Osimhen

Arsenali po përgatitet të bëjë një lëvizje për Victor Osimhen, por do të duhen 100 milionë euro për të blerë sulmuesin e Napolit.

Sulmuesi 23-vjeçar nigerian pati një sezon të fortë nën drejtimin e Luciano Spallettit, duke shënuar 14 gola dhe duke dhënë pesë asistime në 27 paraqitje në Serie A këtë sezon.


Ai e dëshmoi veten se ishte një nga sulmuesit më të mirë në Itali dhe nuk është çudi që një numër i klubeve të mëdha evropiane e kanë vëzhguar nga afër.

Osimhen kërkohet nga PSG, por në luftë janë edhe tri klube angleze
Lexo po ashtu Osimhen kërkohet nga PSG, por në luftë janë edhe tri klube angleze

Sipas La Gazzetta dello Sport, Arsenali është duke u përgatitur për të hyrë në bisedime me Napolin për Osimhen, i etur për të nënshkruar me sulmuesin i cili vlerësohet 100 milionë euro.

Manchester Unitedi është gjithashtu i etur për një lëvizje, por Topçinjtë mbajnë avantazhin për momentin.

Gjërat mund të mbyllen më vonë këtë muaj, duke i lejuar Napolit të ri-investojë menjëherë fondet dhe të kryejë një afat kalimtar të mirë transferimesh.

Arsenali po përballet gjithashtu me një konkurrencë serioze nga Spanja, kështu që ata do të duhet të dërgojnë një ofertë kryesore për të bindur Napolin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori