LAJMI I FUNDIT:

Arsenali gati 100 milionë euro për zëvendësimin e Granit Xhakës

Arsenali gati 100 milionë euro për zëvendësimin e Granit Xhakës

Futbollisti i West Ham, Declan Rice është në prag të kalimit te Arsenali, pasi Topçinjtë janë gati të paguajnë 100 milionë euro për shërbimet e anglezit. 

Rice ka qenë objektiv i Topçinjve për një kohë të gjatë dhe Mikael Arteta e vlerëson shumë mesfushorin.


Gazetari Fabrizio Romano shprehet se anglezi është objektivi i parë i Arsenalit për afatin kalimtar të verës dhe se për shërbimet e tij do të paguajnë 100 milionë euro.

Duke pasur parasysh se konkurrenca në mesfushë do të rritet ndjeshëm, Arsenali do ta shesë Granit Xhakën, ndërsa sipas njoftimeve të mëhershme, shqiptari karrierën do ta vazhdojë në Gjermani, ku Bayer Leverkusen do ta blejë për 15 milionë euro.

Rice është nën kontratë me West Hamin deri në verën e vitit 2024, por pavarësisht kësaj, Arsenali është i përgatitur të paguajë një tarifë të madhe kompensimi për ta sjellë atë menjëherë.

“Figurë tepër e respektuar në klub”, Arteta flet përsëri për të ardhmen e Xhakës
Lexo po ashtu “Figurë tepër e respektuar në klub”, Arteta flet përsëri për të ardhmen e Xhakës

Mesfushori ka luajtur gjithsej 47 ndeshje për West Hamin këtë sezon, duke shënuar katër gola dhe duke shtuar po aq asistime.

Rice u largua nga Chelsea si fëmijë në vitin 2013 dhe iu bashkua sistemit të të rinjve të West Hamit, dhe bëri debutimin e tij për ekipin e parë në 2017 dhe që atëherë është shihet si një nga mesfushorët më të mirë në Angli.

Arsenali ishte në krye të Ligës Premier për një kohë të gjatë këtë sezon dhe dukej se mund të bënte sensacion dhe të fitonte kampionatin, por në fund të sezonit ata gabuan ndaj Liverpool, West Ham dhe Southampton, pastaj edhe ndaj Manchester Cityt që ua morën vendin e parë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Premier League
Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Kalo në kategori