Finalja e Superkupës së Spanjës zhvillohet në King Fahd International stadium të dielën me fillim nga ora 20:00 me kohën tonë lokale. /Telegrafi/
Real Madrid dhe Barcelona do të përballen në finalen e Superkupës së Spanjës në Arabinë Saudite.
Los Blancos duan të fitojnë këtë trofe, pasi do të bëhej e 100-ti në historinë e klubit.
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm këtë trofe dhe ka theksuar se skuadra e tij do ta fitoj atë.
“Të gjithë trofetë janë të rëndësishëm për këtë klub. Përballja e nesërme është shumë e rëndësishme për ne dhe jemi shumë të motivuar për ta fituar trofeun e Superkupës”, deklaroi Ancelotti.
Tutje trajneri italian i Realit tha se ky klub nuk ngopet asnjëherë me suksese dhe dëshirojnë gjithmonë të fitojnë trofe.
“Jo, nuk është e vërtetë se jemi ngopur. Lojtarët e mi fitojnë trofe prej vitit 2013. Ata nuk janë ngopur kurrë me triumfe, dhe kurrë nuk do të jenë të ngopur. Ky klub nuk ta lejon ta kesh barkun plot”, u shpreh Carlo Ancelotti.
Fituesi i Superkupës së Spanjës do të arkëtojë tetë milionë euro.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251