LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti flet për interesimin e Brazilit dhe mundësinë e qëndrimin te Real Madridi

Ancelotti flet për interesimin e Brazilit dhe mundësinë e qëndrimin te Real Madridi

Trajneri italian, Carlo Ancelotti ka konfirmuar se ai është afruar për të marrë drejtimin e trajnerit të ri të Brazilit, por shtoi se u tregoi atyre se ka një kontratë me Real Madridin dhe dëshiron ta respektoj atë.

Ish-trajneri i Milanit, Juventusit dhe Parmës bëri histori kaq shumë herë në vitet e fundit, duke përfshirë edhe atë si trajneri i vetëm që fitoi pesë tituj të ligës në Itali, Angli, Spanjë, Francë dhe Gjermani.

Suksesi i tij në Ligën e Kampionëve ka qenë gjithashtu legjendar, duke e bërë atë të bëhet zgjedhja e parë për Brazilin për të rigjallëruar kombëtaren Seleçao.

“Është e vërtetë, Brazili dëshiron që unë të jem trajneri i tyre dhe kjo është një perspektivë që më emocionon”, ka thënë fillimisht Ancelotti.

“Kushdo mund të thotë çfarë të dojë, por ky është realiteti i situatës. Unë u thashë atyre se kam një kontratë me Real Madridin dhe dua ta respektoj atë. Kjo është e thjeshtë”.

“Duke thënë këtë, askush nuk mund ta dijë se çfarë sjell e ardhmja”, përfundoi trajneri italian.

Kontrata e Ancelottit me Los Blancos zgjat deri në qershor të vitit 2024 dhe tashmë janë raportuar se ai mund ta ndërpresë atë një vit më herët nëse nuk arrin të fitojë as La Ligën, as Ligën e Kampionëve këtë sezon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori