Pas pritjes së një albumi të ri për më shumë se gjashtë vjet, fansat e Adele dolën me shumicë për marr albumin e saj të katërt “30”, i cili tashmë është albumi më i shitur i vitit 2021.

Albumi u publikua më 19 nëntor, vetëm pesë ditë pasi një koncerti special dy-orëshe “Adele One Night Only” u transmetua në CBS, me mbi 10 milionë shikues.

Raportet e reja nga Billboard kanë zbuluar se “30” tashmë ka shitur më shumë se 500,000 kopje në vetëm tre ditë, duke tejkaluar tashmë albumin “Evermore” të Taylor Swift (469,000 kopje) për albumin më të shitur të vitit.

View this post on Instagram

A post shared by Adele (@adele)


Ndonëse “Evermore” u publikua në dhjetor 2020, albumi vazhdoi të shitej mirë gjatë gjithë vitit, megjithëse “30” i Adelës ka thyer këtë shifër brenda pak ditësh, shkruan DailyMail.

Raporti treditor është gjithashtu mjaft i mirë për shitjet brenda një jave të 2021-shit, duke tejkaluar Taylor Swift me “Red (Taylor’s Version)”, i cili shiti 369,000 kopje.

View this post on Instagram

A post shared by Adele (@adele)


“30” ka shumë të ngjarë të përfundojë javën si albumi në pozitën e parë në “Billboard 200”, duke u bërë albumi i saj i tretë që renditet numër një në këtë top-listë.

Albumi i saj “21” i vitit 2011 kaloi 24 javë në krye të top-listave të albumeve, ndërsa albumi i saj i vitit 2015 “25” kaloi 10 javë në krye të “Billboard 200”.

Java e renditjeve të albumeve përfundon më 25 nëntor, renditja zyrtare e albumit të javës së parë publikohen më 28 nëntor. /Telegrafi/