LAJMI I FUNDIT:

Albina Kelmendi mahnit gjatë interpretimit të këngës “Na qeli prap thana”

Albina Kelmendi mahnit gjatë interpretimit të këngës “Na qeli prap thana”
Albina Kelmendi (Foto: Instagram/kelmendialbina)

Albina Kelmendi është njëra nga këngëtaret që arrin të interpreton në mënyrë të shkëlqyeshme këngët e saj.

Ajo së fundmi ka sjellë edhe një tjetër version të këngës së vjetër “Na qeli prap thana”.


Një gjë të tillë e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Instagram, në të cilën u panë edhe komplet orkestra e saj.

Sikurse edhe në disa projekte të mëparshme, edhe në këtë të fundit DuoBass Records është përkujdesur për ri-orkestrimin e këngës.

Publico Group ka punuar në klipin e këngës, në të cilën Albina është shfaqur mjaft tërheqëse, e veshur me një kostum të zi.

Ndërkaq, së fundmi ajo ka sjell projektin “Prishtina”, që erdhi në bashkëpunim me reperin Gold Ag. /Telegrafi/