LAJMI I FUNDIT:

Agnelli dhe Ceferin kishin përgatitur deklaratë të përbashkët për ta mohuar formimin e Superligës, kurse italiani punonte me dinakëri prapa shpine

Agnelli dhe Ceferin kishin përgatitur deklaratë të përbashkët për ta mohuar formimin e Superligës, kurse italiani punonte me dinakëri prapa shpine
(Foto: Twitter/Goal)

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin dhe patroni i Juventusit, Andrea Agnelli, kishin punuar së bashku për publikimin e një deklaratë që siguronte që gjithçka ishte në rregull dhe se gjithçka ishin thashetheme, vetëm disa orë para njoftimit të Superligës Evropiane – njofton New York Times.

Shefi i trupës evropiane të futbollit në ditët e fundit ka nisur akuzua drejt ish-kreut të Shoqatës Evropiane të Klubeve (ECA) duke thënë se Agnelli e kishte gënjyer të shtunën lidhur me ligën elitare duke i thënë se lajmet për projektin ishin vetëm spekulime.


Të dielën 12 klube njoftuan themelimin e kompeticionit të ri që u etiketua si shkëputje nga gara e UEFA-s, ndërsa New York Times njofton se projekti i Superligës ishte mbajtur i fshehtë edhe nga shefat e nivelit të lartë. Drejtori teknik i Milanit, Paolo Maldini, kishte kuptuar për përfshirjen e Rossonerëve vetëm kur lajmi u bë publik.

(Foto: Twitter/90min)

Gjatë të enjtes, Corriere della Sera ka raportuar se Ceferin ka biseduar me të gjithë presidentët e përfshirë në themelimin e Superligës Evropiane, pos Agnellit, ndërsa New York Times shpjegon arsyen e zhgënjimit të kreut të UEFA-s me presidentin e Juves.

Konfirmohet thyerja e madhe mes Ceferin dhe Agnelli: Presidenti i UEFA-s i ka ftuar të gjithë presidentët në takim, përveç atij të Juventusit
Lexo po ashtu Konfirmohet thyerja e madhe mes Ceferin dhe Agnelli: Presidenti i UEFA-s i ka ftuar të gjithë presidentët në takim, përveç atij të Juventusit

Në bazë të njoftimit, Agnelli dhe organizata e tij (ECA) ishin angazhuar për një paketë reformash në Ligën e Kampioneve – garën më të madhe dhe njëherësh burimin më të madh të parave – që do të konfirmoheshin dhe të miratoheshin të hënën, me 19 prill.

Mirëpo, thashethemet se diçka po sajohej në prapaskenë vazhduan dhe përfundimisht shpërthyen kur presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ia tregoi sekretin shefit të La Ligas, Javier Tebas dhe vuri gjithçka në lëvizje.

(Foto: Twitter/BT Sport)

Sipas New York Times, Ceferin vendosi t’i adresonte thashethemet, hipi në veturë dhe u nis për një udhëtim tetorësh, nga shtëpia në Lubjanë deri në zyrën e tij në Zvicër.

Ai kishte tentuar ta kontaktonte Agnellin, por patroni i Juves nuk ia hapte telefonin. Slloveni, i cili është edhe kumbara i njërës së vajzave të italianit, vendosi ta kontaktonte gruan e presidentit të Bianconerëve duke kërkuar që ai t’i telefononte.

Kur presidenti i UEFA-s ndodhej në mes të rrugës për në zyrën e tij, Agnelli ia ktheu telefonatën. Gazeta njofton se shefi i Zonjës së vjetër kishte vazhduar ta siguronte Ceferinin se gjithçka ishte në rregull, mirëpo ai i kërkoi Agnellit të bënin një deklaratë të përbashkët që do t’u jepte fund spekulimeve.

(Foto: Twitter/Bayern&Germany)

Kreu i Juves u pajtua me të dhe Ceferin hartoi një deklaratë në veturë, të cilën ia dërgoi Agnellit, por ai kërkoi më shumë kohë për t’ia kthyer një version të ndryshuar.

Mirëpo, orët kalonin dhe dyshja shkëmbyen telefonata tjera, kurse presidenti i bardhezinjve kërkoi edhe pak kohë dhe e kishte ndalur telefonin.

Sipas njoftimit, Agnelli “e kishte mbrojtur sekretin e rebelëve me javë të tëra” dhe të dielën mbrëma u publikua një njoftim zyrtar në faqet zyrtare të 12 klubeve themeluese: Manchester City, Manchester United, Liverpool, Arsenal, Chelsea, Tottenham Hotspur, Barcelona, Real Madrid, Atletico Madrid, Juventus, Inter dhe Milan.

Njoftim zyrtar nga Superliga Evropiane: Do t’i rishikojmë hapat për ta riformuar projektin
Lexo po ashtu Njoftim zyrtar nga Superliga Evropiane: Do t’i rishikojmë hapat për ta riformuar projektin

Mirëpo, presioni i madh i UEFA-s, federatave shtetërore, tifozëve dhe njohësve tjerë të futbollit – shkaktoi fillimisht tërheqjen e klubeve angleze që shkaktoi edhe pezullimin e Superligës Evropiane. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League

"Çfarë mund të kishim bërë?! Ai donte të largohej" - Guardiola flet për për golashënuesin më të mirë të Ligës Premier

Premier League
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në historinë e sportit

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në historinë e sportit

Ndërkombëtare
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori