LAJMI I FUNDIT:

Adelina Ismaili me fjalë zemre për Blerta Deliu-Kodrën (Foto)

Adelina Ismaili me fjalë zemre për Blerta Deliu-Kodrën (Foto)

Këngëtarja Adelina Ismaili këto ditë ka qenë ndër personazhet më të përfolur në media.

Ajo u rikthye këto ditë në Kosovë, për të performuar në një nga fushatat zgjedhore të LDK-së në Gjilan.


Adelina Ismaili ditë më parë u rikthye në Kosovë, ku performi në një nga fushatat zgjedhore të LDK-së në Gjilan

E njëjta deklaroi ditë më parë se nga muzika ka bërë një tërheqje, dhe se mbase e ardhmja do ta sjell atë si aktore.

Me të ardhur në Kosovës, Adelina ka shfrytëzuar rastin të takohet me miq të saj të shumtë, familjarë dhe kolegë e figura të njohura publike.

Adelina për Emën dhe Zanfinën: Engjëjt që mbajnë shpirtin tim atëherë kur krahët e mi harrojnë se si të fluturojnë (Foto)
Lexo po ashtu Adelina për Emën dhe Zanfinën: Engjëjt që mbajnë shpirtin tim atëherë kur krahët e mi harrojnë se si të fluturojnë (Foto)

Një ndër personat me të cilët ajo ka pirë kafenë e fundit është deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra.

Me këtë të fundit ka publikuar edhe një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqej mjaft e buzëqeshur pranë saj, teksa në mbishkrimin e fotografisë, shkruante fjalë miradije për të.

“Disa njerëz na bëjnë të qeshim më shumë, të buzëqeshim më ndritshëm dhe të kemi jetën pak më të mirë. Blerta ime e bukur” (sic.), ka shkruar Adelina.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Kujtojmë që Ismaili ka qenë një përkrahëse e madhe e LDK-së, veçanërisht në kohën e presidentit Rugova, ndërsa për PDK-në ka pasur qëndrime të kundërta.

Por mesa duket, bindjet politike nuk kanë ndikuar që dyshja në fjalë të ruajnë raporte të mira me njëra-tjetrën. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër?

Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër?

Magazina
Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Pas ndarjes nga sulmuesi i Barcelonës, vajza e Luis Enrique nis një romancë të re me lojtarin e Real Sociedad

Pas ndarjes nga sulmuesi i Barcelonës, vajza e Luis Enrique nis një romancë të re me lojtarin e Real Sociedad

Magazina
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori