Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) e cila ka përgjegjësinë ligjore për mbikëqyrjen e legjitimitetit të përpunimit të të dhënave personale dhe qasjes në dokumente publike, trajton edhe rastet e shkeljes së privatësisë.
Komisionerja e AIP-së, Krenare Sogojeva-Dermaku, ka bërë të ditur se çfarë përben shkelje të privatësisë dhe cilët hapa duhet ndjekur nga qytetarët në këto raste.
“Çdo përdorim i të dhënave që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë dërgon në shkelje të integritetit të një personi është shkelje e privatësisë”, thotë Sogojeva-Dermaku.
Në raste të tilla, Sogojeva-Dermaku iu ka bërë thirrje qytetarëve që t’i raportojnë këto raste në AIP, në ueb-faqe apo edhe në numrat e telefonit të kësaj agjencie.
Përdorimi i rrjeteve sociale në raport më keqpërdorimin e të dhënave personale, sipas Sogojeva-Dermakut, i ka pasojat e veta dhe për këtë qytetarët duhet të jenë të të kujdesshëm, sidomos kur kemi të bëjmë më të dhëna të ndjeshme.
Në këtë rast, Sogojeva-Dermaku, tregoi për raste të cilat i kanë shqyrtuar në AIP, të cila kanë të bëjnë më të dhënët e fëmijëve, ankesa këto të cilat më pas i janë dërguar Policisë së Kosovës.
“Për shkak të këtij publikimi që mund t’i bëhet nga vetë qytetari që e publikon apo vetë fëmija që nuk kontrollohet nga prindi, kemi pasur raste që jo që është linçuar fëmija dhe jo që ka ardhë te një depresion i thellë, por është linçuar edhe gjitha familja, prandaj duhet të kemi kujdes”, tha Sogojeva-Dermaku.
AIP gjithashtu pas një ankese që kishte pranuar nga një qytetar kishte detyruar një kompani ta fshijë CV-në që kishte qenë e publikuar, pasi që i njëjti për këtë publikim nuk kishte dhënë leje.
Ndërsa, në kuadër të të dhënave private hyn edhe numri privat i telefonit.
“Numri i telefonit hyn në një prej të dhënave direkt private të qytetarëve, varësisht prej pozitës që mban dhe interesit të publikut dhe në bazë të ankesës që na drejtohet nga pala, ne i kontaktojmë operatoret telefonikë nëse numri është i regjistruar si privat apo si numër biznesi, apo numër publik dhe nëse e gjejmë që është privat, ne menjëherë reagojmë”, tha Sogojeva-Dermaku.
Vendime të tilla AIP ka marrë edhe për media të cilat kishin publikuar numrat privatë të zyrtarëve publikë.
“Kemi obliguar shtatë mediume që kemi obliguar që t’i largojnë numrin e telefonit të një zyrtari publik, për shkak se kemi gjetur që numri i telefonit ka qenë numër privat dhe jo numër zyrtar”, ka njoftuar komisionerja e AIP-së.
Rast i ngjashëm ishte kur AIP ka publikuar vendimin e saj me të cilin e obligon gazetarin dhe pronarin e gazetës Nacionale, Berat Buzhala, ta fshijë një postim në rrjete sociale, për shkak se postimi përmbante të dhëna personale të palës.
Vendimi që është publikuar më 14.02.2025 nënvizon se një palë kishte shprehur shqetësim në Agjencinë për Informim dhe Privatësi lidhur me rastin kur Berat Buzhala kishte publikuar në profilin e tij në Facebook një bisedë të tij (ankuesit) dhe Buzhalës.
Publikimi i kësaj bisede në Facebook kishte bërë që personit të cilit i ishte publikuar emri dhe numri, të merrte mesazhe të shumta tallëse dhe denigruese.
Lidhur me këtë rast, AIP më 17.12.2024, kishte pranuar një ankesë ku një person kishte shprehur shqetësimin e tij, pasi Buzhala më 14.12.2024 kishte publikuar në Facebook bisedën private të realizuar mes tij dhe një personi tjetër – veprim ky i cili ishte bërë pa pëlqimin paraprak të ankuesit.
Në ankesën drejtuar AIP-së thuhet se Buzhala kishte krijuar një grup në WhatsApp, ku kishte përfshirë numrin e telefonit të ankuesit, duke ekspozuar atë ndaj individëve të tjerë, e ku prej këtij rasti ankuesi kishte pranuar mesazhe tallëse dhe denigruese.
Agjencia për Informim dhe Privatësi AIP pas pranimit të Ankesës, përmes zyrtarit të AIP-së, më 23.12.2024, i ishte drejtuar Buzhalës përmes e-mail-it, ku e kishte njoftuar për ankesën e bërë nga personi të cilit i ishte publikuar emri e numri dhe po ashtu i kishte kërkuar ta njoftojë Agjencinë brenda afatit 3-ditor se cili ishte qëllimi i publikimit të bisedës, së bashku me numrin e telefonit të ankuesit./Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

BE-ja nën presion, kërkohet qasje në arkivat serbe dhe nisjen e gërmimeve për të zhdukurit

Trump kërkon mbylljen e dy mediave, veprimtarët shqiptarë: Për ne, roli i Zërit të Amerikës dhe Radios Evropa e Lirë do të mbetet historik

Shëndetësia ende me letra e protokolle, Sistemi Informativ Shëndetësor mbetet premtim zgjedhor

Trump kërkon mbylljen e dy mediave, veprimtarët shqiptarë: Për ne, roli i Zërit të Amerikës dhe Radios Evropa e Lirë do të mbetet historik

BE-ja nën presion, kërkohet qasje në arkivat serbe dhe nisjen e gërmimeve për të zhdukurit

KQZ shpalli rezultatet përfundimtare, LVV merr 42.30%, PDK - 20.95%, LDK - 18.27%

Top 10 kandidatët më të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Grenell thotë se Smith e ngriti aktakuzën ndaj Thaçit, pasi kishte marrë informata të ndjeshme nga një zyrtar amerikan

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Shokuese për Eglin, i publikohen në studio deklaratat e Gjestit në dhomën e rrëfimit ku ai thotë se nuk e dashuron dhe do të zhduket nga ajo kur të dalë jashtë

Trump kërkon mbylljen dy e mediave, veprimtarët shqiptarë: Për ne, roli i Zërit të Amerikës dhe Radios Evropa e Lirë do të mbetet historik

Moment i çuditshëm nga protesta në Beograd - rruga e mbushur me njerëz u zbraz në pak sekonda

Herët e fundit që Ukraina dhe Rusia ranë dakord për një marrëveshje armëpushimi - çfarë shkoi keq?

Real Madridi do të bëjë përpjekje konkrete për transferimin e yllit të Arsenalit

Protesta masive në Beograd - gjithçka ndodhi atje, MINUTË PAS MINUTE