LAJMI I FUNDIT:

Universiteti i Harvardit organizon diskutim mbi gjeopolitikën dhe gjeo-ekonominë e Ballkanit Perëndimor

Universiteti i Harvardit organizon diskutim mbi gjeopolitikën dhe gjeo-ekonominë e Ballkanit Perëndimor

Një diskutim i veçantë në panelin “Ballkani Perëndimor në një Peizazh Global të Trazuar: Perspektiva Gjeopolitike dhe Gjeoekonomike” do të mbahet në ‘Davis Center for Russian and Eurasian Studies’ në Universitetin e Harvardit më 5 mars, nga ora 18:00 deri në 20:00.

Ky diskutim do të analizojë dinamikat e ndryshueshme gjeopolitike dhe gjeoekonomike të Ballkanit Perëndimor, duke shqyrtuar ndarjet kombëtare, aleancat në ndryshim dhe sfidat e rajonit përballë pasigurive globale.

Panelistët do të diskutojnë lidhjet e Ballkanit Perëndimor me fuqitë perëndimore, luftën hibride të Rusisë dhe ndikimin e investimeve ruse dhe kineze në skenën politike dhe ekonomike të rajonit.


Diskutimi do të theksojë gjithashtu varësitë ekonomike, trendet tregtare dhe investimet, duke nënvizuar nevojën për qëndrueshmëri dhe bashkëpunim rajonal.

Kjo ngjarje e veçantë organizohet nga Pëllumb Çollaku dhe mbështetet nga “Davis Center for Russian and Eurasian Studies” në Universitetin e Harvardit, duke bashkuar ekspertë të njohur në fushën e politikës dhe ekonomisë.

Çollaku aktualisht është Studiues Vizitor Fulbright në Davis Center dhe Departamentin e Ekonomisë në Universitetin e Harvardit.

Paneli do të përfshijë: Albana Shehaj – Politologe dhe Menaxhere e Programit në Minda de Gunzburg Center for European Studies, Dr. Albulenë Kastrati – Profesore Asistente e Ekonomisë në Bridgwater State University, dhe eksperte në bankingun qendror, Dr. Flora Ferati-Sachsenmaier – Bashkëpunëtore Kërkimore në Weatherhead Research Cluster on Identity Politics dhe Taiwan Peace Fellow, dhe Dr. Pëllumb Çollaku – Studiues Vizitor Fulbright në Davis Center for Russian and Eurasian Studies në Universitetin e Harvardit, Bashkëpunëtor Kërkimor në CERGE-EI Foundation dhe bankier qendror.

Duke qenë se Ballkani Perëndimor përballet me sfida të shtuara gjeopolitike, ky diskutim synon të ofrojë analiza të thelluara dhe të propozojë strategji për sigurimin e një stabiliteti afatgjatë dhe një prosperiteti ekonomik në këtë rajon me rëndësi strategjike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Lajme
Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Lajme

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kalo në kategori