LAJMI I FUNDIT:

Amerikani krenohet me koleksionin më të madh në botë të tullave

Amerikani krenohet me koleksionin më të madh në botë të tullave

Një familje nga Oklahoma i bëri një befasi një burri duke e nderuar me një rekord botëror Guinness për koleksionin me 8882 tulla të ndryshme.

Clem Reinkemeyer, 87 vjeç, ishte jashtë qytetit kur vajza e tij, Celia, dhe dhëndri, Dan Bisett, bashkuan një grup miqsh për të numëruar dhe dokumentuar secilin objekt në hambarin me tulla në Tulsa.

Kur Reinkemeyer u kthye në shtëpi, ai u befasua me një certifikatë zyrtare për koleksionin më të madh në botë të tullave.


“U ktheva në qytet dhe ishte një surprizë e madhe. Jam shumë i lumtur që kam këtë certifikatë”, tha ai për Guinness World Records.

Koleksioni i Reinkemeyerit, të cilin ai e ka mbledhur për 40 vjet, përfshin një tullë romake nga viti 100 pas Krishtit, por shumica e tyre datojnë nga disa shekuj më parë.

“Koha më e madhe e prodhimit të tullave ishte diku midis viteve 1870 dhe 1910. Një lloj i veçantë tulle si kjo ka një argjilë të caktuar që i reziston nxehtësisë, dhe të gjithë kishin nevojë për një oxhak”, deklaroi ai.

Amerikani tha se disa nga tullat e tij më të vlefshme janë ato me gabime drejtshkrimore, si një tullë ku shkruhet “Tulsa” me një “s” të kthyer mbrapsht “mendoj se Oklahoma ka historinë me më shumë tulla me gabime drejtshkrimoreNuk e di pse”.

Një nga tullat e preferuara është për trotuar e prodhuar në një fabrikë në Uashington, e cila ndodhej aty ku sot qëndron Pentagoni.

“Mund të ketë disa nga këto tulla nën Pentagon. Por, mendoj se kjo është unike”, pohoi ai.

Reinkemeyer shpjegoi se tullat e tërheqin për shkak të historisë që mbajnë, “ajo që më tërhoqi te tullat është fakti që kanë emra dhe mund t’i gjurmosh historikisht deri te vendet nga ku vijnë, dhe kjo gjithmonë më ka intriguar. Është diçka e pazakontë, por më pëlqen”. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Gëzimi i një fëmije që zbret nga një rrëshqitëse për herë të parë do të sjellë buzëqeshje në fytyrën tuaj

Gëzimi i një fëmije që zbret nga një rrëshqitëse për herë të parë do të sjellë buzëqeshje në fytyrën tuaj

Fun
Jetojmë në kohë të çuditshme - presidenti argjentinas e

Jetojmë në kohë të çuditshme - presidenti argjentinas e "shpërbleu" me sharrë elektrike Muskun

Interesante
Macja e kaloi gjithë natën në derën e dhomës së gjumit duke pritur që fëmija i pronarit të zgjohej

Macja e kaloi gjithë natën në derën e dhomës së gjumit duke pritur që fëmija i pronarit të zgjohej

Fun
Këto kombe është pothuajse e pamundur të pushtohen

Këto kombe është pothuajse e pamundur të pushtohen

Menduan se do të shohin peizazhet piktoreske me borë, zhgënjehen vizitorët me fshatin kinez – e kishin mbuluar me pambuk e rërë të bardhë

Menduan se do të shohin peizazhet piktoreske me borë, zhgënjehen vizitorët me fshatin kinez – e kishin mbuluar me pambuk e rërë të bardhë

Fun
Peshku i “kiametit” gjendet në plazhin e Ishujve Kanarie, parashikon se ‘diçka e keqe do të ndodhë’ – ndjellë panik dhe frikë te banorët

Peshku i “kiametit” gjendet në plazhin e Ishujve Kanarie, parashikon se ‘diçka e keqe do të ndodhë’ – ndjellë panik dhe frikë te banorët

Interesante
Kalo në kategori