LAJMI I FUNDIT:

Blero feston Shën Valentinin, ua uron edhe ish-partnereve të tij

Blero feston Shën Valentinin, ua uron edhe ish-partnereve të tij
Foto: Blero/Instagram

Këngëtari i njohur Blero Muharremi ka bërë të ditur se është në një lidhje të re dashurie.

Në prag të Shën Valentinit, ai ka ndarë një fotografi në një restorant luksoz, duke lënë të kuptohet se po e feston me dikë të veçantë.

Megjithëse nuk ka zbuluar identitetin e personit që e shoqëron, vëmendjen më të madhe e ka marrë mbishkrimi i tij thumbues: “Dita e parë e Shën Valentinit, gëzuar edhe ex-ave të mi”.


Foto: Blero/InstaStory

Ky koment ka ngjallur reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët kanë nisur të spekulojnë se kujt mund t’i jetë drejtuar ky mesazh.

Duke marrë parasysh historinë e tij të njohur me ish-bashkëshorten Afrona Dika, dhe aktoren Teuta Krasniqi, si dhe lidhjet tjera të kaluara, postimi ka shkaktuar kureshtje mes fansave.

Disa e kanë parë si një thumb ndaj ish-partnereve, ndërsa të tjerë besojnë se është thjesht një mënyrë e tij për të ndarë një moment romantik me ndjekësit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Nuk e harron akoma - Gjesti përlotet derisa i shkruan letër Diellzës

Nuk e harron akoma - Gjesti përlotet derisa i shkruan letër Diellzës

Magazina
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë

Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë

Magazina
Ish-shoku me akuza të rënda për Gjestin: Pa karakter, është sadist dhe akoma në lidhje me Diellzën

Ish-shoku me akuza të rënda për Gjestin: Pa karakter, është sadist dhe akoma në lidhje me Diellzën

Magazina
Dalin faturat nga kompjuteri i Ajola Xoxës - çfarë bleu me 860 mijë euro?

Dalin faturat nga kompjuteri i Ajola Xoxës - çfarë bleu me 860 mijë euro?

Magazina
Gjesti për Xhenetën: Me çfarë fytyre del dhe flet për mua, më ka shkelur - sërish do famë në krah timin

Gjesti për Xhenetën: Me çfarë fytyre del dhe flet për mua, më ka shkelur - sërish do famë në krah timin

Magazina

"Kë ke pasur para burrit", debat i ulët mes Rozanës dhe Gertës në Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori