LAJMI I FUNDIT:

Drejtori ekzekutiv i ARM, Has: Aplikacioni DeepSeek do të ndalohet në SHBA

Drejtori ekzekutiv i ARM, Has: Aplikacioni DeepSeek do të ndalohet në SHBA

Sipas parashikimeve të drejtorit ekzekutiv të kompanisë ARM, aplikacioni DeepSeek në SHBA mund të ketë të njëjtin fat si TikTok.

DeepSeek është tema më e madhe në botën e teknologjisë dhe ekosistemit të inteligjencës artificiale, ndërsa Huawei, Honor, Microsoft dhe disa prodhues automobilistikë tashmë po e përdorin modelin DeepSeek R1 në produktet dhe shërbimet e tyre.

Platforma kineze fitoi shpejt popullaritet edhe në Shtetet e Bashkuara, duke arritur në krye të listës së shkarkimeve në App Store pothuajse brenda natës.


Rene Has, drejtori ekzekutiv i ARM, ndau vëzhgimet dhe shqetësimet e tij në lidhje me DeepSeek. Ai sugjeron se aplikacioni mund të përballet me ndalimin për shkak të “politikave ndaj kompanive të huaja”, duke theksuar se bëhet fjalë për një kompani kineze. Has thotë se parashikimet e tij bazohen në ngjarjet e fundit që lidhen me aplikacionin TikTok.

Rrjeti social, që është në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, po përballet me mundësinë e ndarjes së operacioneve të tij në SHBA ose mbylljes totale.

DeepSeek nuk ka një bazë operative në Amerikë dhe përdor modelin e inteligjencës artificiale DeepSeek R1 me burim të hapur për aplikacionin dhe shërbimin e tij në internet. Pavarësisht kufizimeve të mundshme në akses, përdoruesit ende mund të shkarkojnë dhe përdorin modelin AI në pajisjet e tyre. /Telegrafi/