LAJMI I FUNDIT:

Trump paralajmëron beteja të reja: Radhën e kanë llambat dhe tualetet

Trump paralajmëron beteja të reja: Radhën e kanë llambat dhe tualetet

Pasi u shpalli luftë letrave për banjo, Donald Trump ka paralajmëruar se në mënyrë të ngjashme do të përballet me vendimet e administratës së Bidenit që lidhen me llambat, lavamanët, dushet dhe tualetet.

Në një mesazh në rrjetin social Truth Social, Trump edhe një herë kritikoi ish-presidentin amerikan, Joe Biden për një sërë vendimesh që lidhen me efikasitetin energjetik.

“Me këtë, i kërkoj Sekretarit Lee Zeldin të rikthejë menjëherë urdhrat e mia për mbrojtjen e mjedisit, të cilat u anuluan nga Joe Biden, lidhur me standardet dhe rrjedhën e ujit për lavamanët, dushet, tualetet, lavatriçet, makinat e larjes së enëve etj.”, tha 78-vjeçari.


Zeldin, në këtë administratë amerikane, është drejtues i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, përkatësisht i Departamentit të Energjisë, dhe është përgjegjës për vendosjen e standardeve të efikasitetit për produktet dhe pajisjet shtëpiake.

Gjatë mandatit të Bidenit, Shtëpia e Bardhë ka miratuar disa rregulla për rritjen e standardeve për produktet, përfshirë makinat e reja të larjes së enëve dhe rrobave, në përputhje me politikën e tij për mbrojtjen e mjedisit.

Në vitin 2023, Departamenti miratoi gjithashtu rregullore që ndalojnë prodhimin dhe shitjen e llambave. /Telegrafi/