LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj -2° fair_night

Ministria e Shëndetësisë i bën përgjegjëse komunat për mos rritje të numrit të stafit mjekësor

Ministria e Shëndetësisë i bën përgjegjëse komunat për mos rritje të numrit të stafit mjekësor

Pas deklaratave të drejtuesve të shëndetësisë në Ferizaj se QKMF-ja në këtë qytet dhe AMF-të nëpër lokalitete po përballen me mungesë të stafit mjekësor shkaku i mos shqyrtimit të kërkesave nga niveli qendror, ka reaguar ministria e Shëndetësisë për të treguar se përgjegjësia për rritjen e numrit të mjekësve dhe infermierëve i takon nivelit lokal.

Telegrafi ka raportuar ditë më parë lidhur me shqetësimet e ferizajasve për mungesë të stafit mjekësor nëpër institucione shëndetësore.

Drejtori për Shëndetësi në këtë komunë, Kemajl Emini, ka thënë se shëndetësisë ferizajase i duhen së paku edhe 100 punonjës shëndetësor, përfshirë, mjek, infermier dhe staf ndihmës. Sipas tij, tashmë janë të argumentuara se kanë bërë kërkesa me 8 faqe në drejtim të nivelit qendror dhe në ministrinë e Shëndetësisë, por nuk janë shqyrtuar ato.


Ndërkohë, nëpërmjet një përgjigje me shkrim Ministria e Shëndetësisë ka thënë për Telegrafin se rekrutimi i stafit profesional shëndetësor, përfshirë mjekët, infermierët dhe profesionistët e tjerë, bëhet përmes Drejtorisë së Shëndetësisë së Komunës.

“Drejtoria e Shëndetësisë ka përgjegjësinë kryesore për menaxhimin e shërbimeve shëndetësore në nivelin lokal dhe është e ngarkuar me rekrutimin e stafit shëndetësor për ambulancat dhe institucionet shëndetësore të komunës. Sa i përket rritjes së numrit të stafit shëndetësor në komuna, ju informojmë se gjatë shqyrtimit të Grantit Specifik për Shëndetësi Primare në muajin prill të këtij viti do të shqyrtohet edhe numri i nevojshëm për plotësim të stafit profesional mjekë” , thuhet në përgjigjen e ministrisë së shëndetësisë. /Telegrafi/

Lexo këtu edhe deklaratat e Komunës së Ferizajt lidhur me këtë çështje 

Në trend

Më shumë

"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Kalo në kategori