Pritjes i erdhi fundi! Gjiganti amerikano-finlandez i teknologjisë do të nisë zyrtarisht shërbimet e tij në Kosovë më 29 janar (e Mërkurë).
Më shumë se 150 biznese partnere, duke përfshirë zinxhirë globalë dhe biznese lokale, tashmë janë pjesë e platformës Wolt, ndërsa dhjetëra të tjera po i bashkohen rrjetit për t’u bërë pjesë e këtij shërbimi novator të shpërndarjes të ushqimit në Kosovë. Shërbimet e tregtisë me pakicë pritet të prezantohen gjithashtu shumë shpejt.
Platforma Wolt në Kosovë përfshin një listë të jashtëzakonshme partnerësh, duke nisur nga brende të mëdha dhe ekskluzive si Heb’s, KFC, Burger King, Extreme Pizza, Gjiks & Chicks, Sach Pizza, My Shawarma, Buffalo Burger, Proper Pizza dhe Family Agusholli Sweets, ndër të tjera.
Në ditën e nisjes zyrtare, Wolt do të ofrojë shërbime në zonat e Prishtinës, duke mbuluar lagjet si Pejton, Lakrishtë, Dragodan, Tophane, Aktash, Ulpianë, Bregu i Diellit, Lagjja e Spitalit, Gjinaj, Velania dhe Mahalla e Muhaxherëve, me plane për tu zgjeruar së shpejti edhe në zona të tjera.
Orari i porosive dhe shpërndarjes për klientët do të jetë nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 23:00 të mbrëmjes, duke ofruar mundësi fleksibile pagese si me para në dorë dhe karta bankare. Aplikacioni mobil Wolt, i disponueshëm duke filluar nga data 29 janar në të gjitha platformat, përfshirë App Store dhe Google Play, do t’iu mundësojë gjithashtu klientëve të bëjnë porosi nga data 29 janar.
Përdoruesit e platformës Wolt do të kenë mundësinë të ndjekin në kohë reale ecurin e porosive të tyre përmes aplikacionit. Për të thjeshtuar blerjet, çdo produkt në aplikacion shoqërohet me foto për një përzgjedhje më të lehtë.
Hyrja e Wolt në Kosovë shënon fillimin e një epoke të re të teknologjisë, inovacionit kulinar dhe komoditetit. Përkushtimi i platformës ndaj sigurisë dhe kënaqëshmërisë së klientëve thekson misionin e saj për t’i bërë qytetet tona vende më të mira për të jetuar.
Dimitris Karelos, Drejtori i Përgjithshëm për Rajonin e Mesdheut, deklaroi:
“Sot, jemi jashtëzakonisht të lumtur të njoftojmë nisjen e shërbimeve tona në Kosovë, shteti i 29-të ku Wolt po prezantohet globalisht. Si një nga vendet me popullsinë më të re në Evropë, Kosova paraqet një mundësi të jashtëzakonshme për të prezantuar një mënyrë shumë moderne të të ngrënit, mënyrën e pagesës dhe të marrjes së shërbimeve përmes platformës sonë të avancuar. Misioni ynë shkon përtej komoditetit—bëhet fjalë për mbështetjen e ekonomisë lokale të Kosovës duke fuqizuar bizneset me teknologji inovative dhe duke iu ofruar konsumatorëve një përvojë unike dhe të lehtë. Sot, ne po nisim shërbimet me më shumë se 150 biznese në portofolin tonë dhe presim që ky numër të rritet ndjeshëm në javët e ardhshme. Së bashku, synojmë të riformulojmë jetën urbane, duke e bërë jetën në qytet më të mirë për të gjithë.”
Më shumë informacione rreth Wolt:
Wolt është një kompani teknologjike me seli qendrore në Helsinki, e cila ofron shërbime online për klientët, tregtarët dhe shpërndarësit e saj. Platforma lidh qytetarët që duan të porosisin produkte të ndryshme me personat që janë të interesuar për t’i shitur dhe për t’i dërguar ato tek klientët. Për ta mundësuar këtë, Wolt ka zhvilluar një sërë teknologjish të avancuara, duke nisur nga logjistika vendore, zgjidhjet për tregtarët dhe deri tek opsionet financiare.
Misioni i Wolt është krijimi i mundësive të reja dhe fuqizimi i komuniteteve lokale për të bërë qytetet tona vende më të mira për të jetuar.
Wolt u themelua në vitin 2014 dhe në vitin 2022 u bashkua me DoorDash. Organizata e bashkuar tani operon në 29 shtete.
Pra… çfarë po prisni?! Shkarkoni aplikacionin Wolt nga App Store ose Google Play dhe nisni të porosisni nga restorantet tuaja të preferuara!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTop 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”
Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Fondi i pasurisë së Norvegjisë me fitime rekorde prej 222 miliardë dollarësh
Edhe sllovenët bojkotojnë dyqanet shkaku i çmimeve të larta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale