Xhavit Haliti është ftuar të japë dëshminë e tij lidhur me vrasjen e Enver Hadrit, saktësisht kundër dy serbëve Veselin Vukotiq dhe Andrija Drashkoviq në Bruksel.
Kjo ftesë është bërë e ditur më 26 dhjetor të vitit të kaluar nga Prokurori i Gjykatës së Apelit në Bruksel.
Sipas njoftimit që është bërë dëshmia e Xhavit Halitit do të zhvillohet më 20 janar të këtij viti, shkruan Dukagjini.com.
Urdhërdhënësi ka qenë i njëjtë edhe me rastin e vendosjes se eksplozivit e shpërthimit në banesën e Xhavitit.
“Më datë 26 dhjetor 2024, Prokurori i Përgjithshëm pranë Gjykatës së Apelit në Bruksel ka lëshuar një ‘Citat të Dëshmitarit’ për Xhavit Haliti, i cili është thirrur të dëshmojë përpara Gjykatës së Assises në lidhje me akuzat ndaj të pandehurve Veselin Vukotiq dhe Andrija Draskoviq.
Dëshmia është parashikuar të jepet më 20 janar 2025, në orën 9:00 të mëngjesit, në sallën Popelin 1 të Justitia në ish-ndërtesën e NATO-s, Avenue du Bourget, 1130 Bruksel.
Ky proces do të ndjekë akuzat e ngritura për veprime të lidhura me rastin, dhe dëshmitarët nga jashtë vendit janë të udhëzuar të dorëzojnë dokumentacionin për shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimit për të marrë kompensimin e nevojshëm.
Ky dokument i rëndësishëm shënon një hap kritik në hetimet dhe gjykimin e rasteve të lidhura me figura të njohura të krimeve të rënda në rajon.
Në mënyrë të veçantë, ky proces është një përpjekje për të zbardhur të vërtetat që lidhen me veprimtarinë e organizatave kriminale në të kaluarën.
Dëshmitari, Xhavit Haliti, është paralajmëruar për rëndësinë e dëshmisë së tij, ndërsa është e detyrueshme paraqitja e tij fizike. Përveç kësaj, dokumenti përmban detaje për mënyrën e konfirmimit të pranimit të thirrjes”, thuhet në njoftim.
Procesi pritet të tërheqë vëmendjen e gjerë të opinionit publik dhe mediave, duke përfaqësuar një tjetër hap në përballjen e drejtësisë me kriminelët e luftës dhe përpjekjet për zbardhjen e historive të errëta të rajonit.
Ndryshe, Xhavit Haliti ka qenë njëri nga drejtuesit kryesor të Lëvizjes Popullore e Kosovës [LPK] dhe UÇK-së.
Ndërsa një medium zviceran kishte bërë një reportazh për atentatin e UDB-së ndaj Xhavit Halitit në Zvicër në vitin 1990. Në videon të cilën e kemi siguruar, shihet eksplozivi i UDB-së i cili shpërthen në banesën e Xhavit Halitit, por edhe pamjet e dy agjentëve të UDB-së të cilët i kishin kapur kamerat e sigurisë.
Po ashtu, mediumi zviceran theksonte se “Xhavit Haliti fle rrallë herë në shtëpinë e tij në Zvicër nga frika e ndonjë sulmi vrasës”.
Në atë dokumentar, pas eksplozivit dhe tentim atentatit, Xhavit Haliti kishte folur për mediumin duke thënë se “Janë përpjekur të më vrasin mua dhe familjen time”.
Sipas mediumit dhe dokumentarit zviceran të bërë në vitin 1990, që ka publikuar pamje super ekskluzive, shihet Xhavit Haliti në Zvicër pas atentatit.
Mediumi thekson se “Xhavit Haliti është arrestuar dy herë nga Serbia si dhe Shërbimi sekret serb kishte ndjekur vazhdimisht gjurmët e tij”.
Urdhërdhënësi ka qenë i njëjtë edhe me rastin e vendosjes se eksplozivit e shpërthimit në banesën e Xhavitit.
Sipas provave, në janar të vitit 1990 shpërtheu bomba me gati njëqind plumba të çeliktë, një konstruksion vdekjeprurës.
Pamjet e sigurisë kishin kapur dy burra duke thyer derën dhe në ora 21:47 ishin futur në objektin banesor ku jetonte Xhavit Haliti. Në ora 21:51 burrat ishin larguar nga objekti. Pas largimit, pas 8 minutave bomba kishte shpërthyer.
Fatmirësisht, falë pamjeve, policia zvicerane kishte arrestuar njërin nga atentatorët i cili kishte emrin Miroslav P, një kriminel i rëndë jugosllav, sipas mediumit zviceran.
Sipas Xhavit Halitit në atë kohë Shërbimi Sekret Serb shpesh herë i afron kriminelët për t’i amnistuar nga veprat e tyre të mëparshme. Sipas avokatit zviceran, pas disa muajsh ishte liruar atentatori dhe sipas tij kishte intervenuar Shërbimi i UDB-së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKomandanti i KFOR-it jep detaje nga nata kur ndodhi sulmi në Ibër-Lepenc
Xhavit Haliti thirret të dëshmojë në procesin gjyqësor kundër Vukotiqit dhe Drashkoviqit, vrasësit e Enver Hadrit
Ngjarja në Tiranë: Zbardhet dëshmia e shoqeve të 21-vjeçares, shkuan me dëshirë në banesë për të qëndruar me djemtë
Kamionit të bllokuar në terminal i këputet litari i metaltë, arrestohet shoferi i kamionit
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
PDK hapë fushatën, Memli Krasniqi: Votoni 131 për një Kosovë ma të mirë me Bedri Hamzën kryeministër
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles