LAJMI I FUNDIT:

Ndërruesi manual i shpejtësive, cilat automjete po e largojnë si opsion?

Ndërruesi manual i shpejtësive, cilat automjete po e largojnë si opsion?

Transmetimi manual është diçka që “vdes”.

Kërkesa në rënie dhe rregulloret më të rrepta të emetimeve kanë detyruar dhjetëra prodhues të automjeteve të heqin dorë nga ndërruesi manual i shpejtësive gjatë viteve të fundit.

Dhe ky vit nuk është ndryshe.


Disa vetura hatchback, një pjesë e vogël sedanësh dhe madje edhe një kamionçinë humbën ndërruesin e tyre me gjashtë shpejtësi për vitin 2025.

Në mesin e këtyre veturave hyjnë: Honda Civic Hatchback, Jeep Gladiator, Kia Forte, Mini Cooper, Volkswagen GTI, Volkswagen Golf R dhe Volkswagen Jetta. /Telegrafi/