LAJMI I FUNDIT:
Gjakova 0° heavysnow

Qytetarët e Gjakovës sot votojnë për përzgjedhjen e projektit në kuadër të programit “Kontrata Sociale”

Qytetarët e Gjakovës sot votojnë për përzgjedhjen e projektit në kuadër të programit “Kontrata Sociale”

Me 7 dhjetor qytetarët e Komunës së Gjakovës, morën pjesë në një takim në të cilin patën mundësi që në kuadër të programit “Kontrata sociale” të implementuar nga USAID, të propozojnë idetë e tyre, për investime dhe projekte të cilat sipas tyre janë të nevojshme për Komunën e Gjakovës.

Qytetarët e Gjakovës propozojnë ide në kuadër të programit “Kontrata Sociale”
Lexo po ashtu Qytetarët e Gjakovës propozojnë ide në kuadër të programit “Kontrata Sociale”

Nga ky takim i mbajtur qytetetarët e Gjakovës, kanë bërë nëntë (9) propozime të cilat  janë miratuar nga takimi i parë :

  1. Rehabilitimi i Terreneve sportive dhe fitnes i hapur prapa shkollave të mesme
  2. Rehabilitim i hapësirës publike në Këshillin e parë Lokal
  3. Këndi i lojrave për fëmijë në shkollën e fshatit Dol
  4. Këndi i lojrave për fëmijë në shkollën e fshatit Hereq
  5. Këndi i lojrave për fëmijë në shkollën e fshatit Gërgoc
  6. Fitnes i Hapur në Parkun e Qytetit
  7. Shtëpi të drurit, ulëse dhe ndriçim në pyllin e fshatit Rracaj
  8. Ulëse dhe kënd lojrash në lagjen e komuniteteve joshumicë në Skivjan
  9. Pajisje teknologjike për personat e verbër – printera braile, shkop i bardhë akustik, glikometër akustik, termometër akustik, tensiometër akustik etj.


Nga këto 9 propozime që janë miratuar nga 30 të tilla që ishin propozuar në takimin e kaluar, qytetarët e Gjakovës do të kenë mundësi që sonte me fillim nga ora 17:00 në Sallën Solemne II të Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi” të votojnë për një projekt që do të realizohet gjatë vitit 2025.

Theksojmë që Komuna e Gjakovës e ka futur si pjesë të pashmangshme praktikën e Buxhetimit me Pjesëmarrje, si një mundësi e mirë e pjesmarrjes direkte të qytetarëve në vendimarrje. /Telegrafi/