Në mbledhjen e fundit të Lëvizjes Vetëvendosje, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e quajti kryeministrin Albin Kurti si “më të meritorin, më të përgatiturin dhe më të devotshmin” në radhët e partisë.
Kjo deklaratë u mirëprit nga deputetët e VV-së, të cilët theksuan rolin transformues të Kurtit në Kosovë.
Deputeti Mefail Bajqinovci vlerësoi fjalët e Konjufcës, duke thënë se ato pasqyrojnë realitetin.
“Mendoj që zoti Konjufca e ka thënë një të vërtet të pamohueshme për kryeministrin e Kosovës. Që është lideri më i votuari në 25 vitet e fundit. Dhe është njeriu i cili i ka kthyer shpresën Kosovës dhe është njeriu që e ka intergu komplet Republikën e Kosovës. Mund të themi 19 për qind të këtij territori nuk ka qenë i kontrolluar nga institucionet tona. Edhe mund të flasim për reforma dhe gjithçka tjetër në vazhdim. Pra nuk ka thënë asgjë më shumë se që të gjithë i dimë. Asgjë s’ka qenë e tepruar…”, ka thënë Bajqinovci, në “Debat Plus” të RTV Dukagjini.
“Është personi më meritor që meriton të ketë edhe një mandat. Për ti çuar punët që i ka nisur në mandatin e parë. Dhe stili sesi e prezanton Glauku, është stil unik i Glauk. I zgjedh fjalët dhe konsideroj që ato fjalë i përputhen personalitet të Kurtit. Dhe nuk besoj që do të kemi dyshime në ato që ka thënë zoti Konjufca”, ka thënë Haliti.
“Lëvizja Vetëvendosje do ta ketë kandidatin e vet për kryeministër, e ju me të drejtë pyesni se kush nga ne është më meritori, më i përgatituri, po më i devotshmi kush është. Ne e kemi gjetur kush është, më lejoni që para jush ta prezantoj Albin Kurtin kryeministrin e tashëm, edhe për kryeministër të ardhshëm të Republikës së Kosovës”, ka thënë Konjufca, teksa paraqiti nominimin për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje për zgjedhjet e 9 shkurtit, Albin Kurtin. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë
AAK dënohet me 12 mijë euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa
Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin
Kadetët e FSK-së trajnohen për mbijetesë në kushte dimërore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime