Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se situata në veri të vendit është më e mirë sesa para mandatit të Qeverisë Kurti.
Krasniqi tha se situata në veri që është më e mirë e dëshmojnë zhvillimet e fundit, investimet publike dhe sipas tij, nuk është më valide pyetja se “a është njëjtë apo ka ndryshuar veriu”.
“Unë e di se si ka funksionuar para fillimit të mandatit tonë apo edhe në fillim të mandatit tonë ajo pjesë dhe si është ajo pjesë tash. Ndryshimi është evident. Tash kemi gjithçka ndryshe dhe gjithçka më mirë”.
“Nuk krahasohet me periudhat më herët, pasi tash ka kryetarë që janë aty për qytetarët, ke Polici të Kosovës për t’i mbështetur qytetarët dhe jo si më herët, ata që u larguan nga Policia e Kosovës që tashmë del të jenë bashkëpunëtorë të regjimit të Serbisë dhe ke institucione qendrore që kanë shumë projekte të zhvilluara në atë pjesë, ku përfitues janë qytetarët”, tha Krasniqi në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.
Tutje, ai tha se sot nëse një individ në veri vepron në kundërshtim me ligjin, nuk është më i sigurt që të shkojë në shtëpi “si më herët e ta vazhdojë gjumin”.
Krasniqi ka thënë se ka kryetarë komunash që kanë besuar se mund t’i ndalin proceset me faktin që sipas tij, ka dallime të përkatësisë etnike mes tyre dhe ndaj tij.
Ai tha se ka pasur paragjykime konkrete, e ku sipas tij, ka pasur edhe diskutime ku është thënë se “me 3 mijë vota është bërë ministër”.
“Ka kryetarë komunash që janë më të hapur, ka kryetarë komunash që janë më të ngarkuar, mund ta përmendi kryetarin e Komunës së Vitisë, i cili është më i ngarkuar në këto çështje. E keqja është që asnjëherë në prezencë, por nga mosprezenca ime e ka shfrytëzuar mundësinë që të ngritë dyshime çfare do qofshin”.
“Kemi pasur një situatë ku e kemi bërë një auditim në komunën e Vitisë dhe nuk ka qenë shumë bashkëpunues me pjesën e stafit që unë e kam dërguar dhe ka menduar që mund ta ndalë një proces. Edhe ai e ka parë si të gjithë të tjerët që s’mund ta ndalë asnjë proces mbi asnjë bazë, e sidomos mbi baza etnike”, tha Krasniqi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëOsmani dërgon një delegacion në inaugurimin e Presidentit Trump
Shqipëria forcon mbrojtjen me rezervistë
Gjoshi i PDK-së pëson aksident gjatë fushatës, kryhet me sukses ndërhyrja kirurgjike
Trupat rezervë të KFOR-it arrijnë në Kosovë, të gatshëm të reagojnë gjatë zgjedhjeve
Si iu vodhën pensionet personave me aftësi të kufizuara mendore në Deçan
I zhdukur prej disa ditësh, gjendet i vdekur brenda një shtëpie të braktisur në Durrës 36-vjeçari
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Më shkon nerva", Driloni e pranon gjatë spektaklit se lidhja me Sarën ishte lojë
Protestë masive anti-Vuçiq në Beograd
Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Përse Jamie Foxx nuk është martuar kurrë dhe cilat kanë qenë të dashurat e tij?
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake