Në seancën e sotme për vrasjen e Vanjës dhe Pançes, në dëshmi është zbardhur se Palço ka pasur pistoletë në selinë e partisë në Kisella Vodë
Nga një prind nga klasa e Vanjës kam marrë informacion se babai i saj ka dërguar mesazh në grupin e prindërve në Viber me përmbajtjen – Do të japim aq sa duhet, kthejeni vajzën, dëshmoi sot në gjykatë Maja Spirova, kushërira e parë e nënës së Vanjës, Zorica Gjorçevska. Spirova ka shpjeguar se si ka marrë pjesë në kërkim, ajo ka thënë gjithashtu se Aleksandri gjithmonë ka ndihmuar duke siguruar video incizime, por sipas mbrojtjes pretendimi i Spirovës për përmbajtjen e mesazhit të dërguar nga Aleksandri nuk përputhet me realitetin.
“Kur u pyet nga mbrojtja, dëshmitarja konfirmoi se nuk e kishte lexuar një mesazh të tillë dhe se informacionin e kishte marrë nga njëri prej prindërve. Tani nëse marrim parasysh që grupi i Viberit përbëhej nga rreth 30 prindër, ishte shumë e natyrshme që nëse do të kishte mesazh me përmbajtje shqetësuese apo të çuditshme, do të ishte normale që njëri nga prindërit të vazhdonte komunikimin me Aleksandrin edhe pse ishte fshirë”, deklaroi Vlladimir Tufegxhiq, avokat i të akuzuarit Aleksandar Gjorcevski.
Përveç Spirovës, para gjykatës dëshmuan edhe bashkëshortët Lita Çiriq dhe Gjorgi Xholev, i cili është anëtar dhe një nga themeluesit e partisë E Djathta. Në dëshminë e tyre, ata theksuan se vetura Kangu, të cilën sipas prokurorisë e drejtonte i dyshuari i parë Lupço Palevski pasi Vanja ishte rrëmbyer me makinën Citroen të Velesit, e kishin dhuruar partisë për shkak se jetonin jashtë vendit dhe nuk e përdornin. Xholev shpjegoi marrëdhëniet në parti dhe tha se për të ishte gjithmonë e çuditshme që të akuzuarit Vllatko Keshishov dhe Velibor Manev gjithmonë i nënshtroheshin Palevskit.
“Marrëdhënia e tyre ishte e çuditshme, ishte nënshtruese. Kur Palevski u fliste me tone të larta, ata nuk kundërpërgjigjeshin, nuk grindeshin. Me Palevskin vazhdimisht zihesha për shumë tema, ndërsa ata vazhdimisht sikur i nënshtroheshin”, tha Gjorgi Jolev, anëtar i partisë E djathta.
Xholev gjithashtu theksoi se Palevski posedonte pistoletë, kështu që dëshmitari Kristian Plotnikov, gjithashtu anëtar i Të djathtës, zbuloi para gjykatës se Palevski kishte leje për të poseduar armë dhe e mbante atë për mbrojtjen e tij, sepse para se ta merrte ishte sulmuar para shtëpisë së tij. I fundit para gjykatës dëshmoi Vasko Stojkov, avokati i cili e dërgoi Lupço Palevskin në Beograd vetëm disa ditë pasi, sipas prokurorisë, Palevski i kishte kryer krimet. Palevski kërkoi të shkonte në Beograd për kurim dhe më pas në Turqi, ndërsa Stojkov e ka dërguar vetëm deri në Beograd. Pas kthimit të Stojkovit në Beograd, komunikimi i tyre ka vazhduar gjatë periudhës kur është kryer bastisja në partinë E djathta, atëherë Palevski i ka thënë se dikush përpiqet ta kurdisë për vrasje.
“Palço më telefonoi dhe u habit kur i thashë se bëhet bastisje në partinë politike. “I thashë: Vasil, çfarë është kjo? Tashmë je i dënuar në media. I thashë se duhej të kthehet dhe të jep deklaratë. Ai m’u përgjigj: E dija që do të më kurdisnin”, u shpreh Vasil Stojkov, avokati që e dërgoi Palevskin në Beograd.
Stojkov tha se mesazhet dhe thirrjet nga Palço kanë vazhduar, por policia nuk e ka lejuar të përgjigjet pasi tashmë ishte arrestuar Keshishov i cili e ka dërguar policinë te trupi i Vanjës. Stojkov e cilësoi lidhjen e tij me Palevskin si të afërt dhe tha se i ka dhënë hua rreth 20 mijë euro, të cilat Palevski ia ka kthyer më pas. Seanca e radhës me pyetje të dëshmitarëve është caktuar për dy ditë, më 15 dhjetor. Pançe Zhezhovski ishte shpallur i zhdukur më 24 nëntor të vitit të kaluar, ndërsa e mitura Vanja më 27 të po këtij muaji. Ata u gjetën të vdekur pas gjashtë ditësh kërkime intensive në afërsi të Shkupit dhe Velesit. /Alsat.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj