LAJMI I FUNDIT:

Pagat e ulëta – protestojnë punëtorët teknikë të Kuvendit, Bajrami: Qeveria e propagandës ka dështu me ndryshu pagën minimale

Pagat e ulëta – protestojnë punëtorët teknikë të Kuvendit, Bajrami: Qeveria e propagandës ka dështu me ndryshu pagën minimale

Punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës kanë protestuar sot për shkak të pagave të ulëta.

Ata kanë protestuar para Kuvendit të Kosovës.

E lidhur me protestën e tyre ka reaguar deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami.


Ajo thekson se pret nga “Armend Muja që t’ju adresohet protestuesve dhe t’i bindë se “ata i kanë pagat mjaftueshëm të larta, se atyre u janë rritë pagat së paku 200 euro në tri vitet e fundit vetëm se ata nuk po e dinë”.

Lexoni të plotë postimin e Bajramit:

Sot, punëtorët e kompanisë që ka përgjegjësinë për mirëmbajtën e ndërtesave të Kuvendit protestojnë për shkak të pagave të ulëta. Pres nga deputeti Armend Muja që të ju adresohet protestuesve dhe t’i bindë se ”ata i kanë pagat mjaftueshëm të larta, se atyre u janë rritë pagat së paku 200 euro në tri vitet e fundit vetëm se ata nuk po e dinë”.

Qeveria e propagandës, ka dështu me ndryshu pagën minimale, ka dobësu sindikatat dhe nuk është marrë me asnjë çështje sociale nëse kjo e fundit nuk ka rezultu direkt në votë e në përkrahje për LVV-në.

Organizatat buxhetore si puna e Kuvendit, kur japin kontrata për shërbime kompanive private, një nga kriteret duhet me qenë edhe paga që kanë me i pagu punëtorët. Të paktën kompanitë që financohen nga buxheti i shtetit nuk duhet me leju që paga minimale e atyre punëtorëve me qënë nën pagën minimale të stafit të organizatës.

Mos harroni këta janë punëtorë që komplet paga mujore ju shkon në ushqim e fatura të rrymës, e çmimet janë dyfish me të larta në krahasim me vitin 2021.

Ka tri vite që në të gjitha matjet vendore e ndërkombëtare sfida me e madhe e qytetarëve të vendit është përballushmëria me çmime të larta. Qeveria me mospunë e mosveprime i ka varfëru qytetarët e vendit, andaj sa me parë që këta përtacë shkojnë në shtëpi është më mirë për vendin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Lajme
Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike

Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike

Lajme
Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Lajme
“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit

“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit

Lajme
Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Lajme
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Lajme
Kalo në kategori