LAJMI I FUNDIT:

Projekti më i ri “Telegrafi Local News”, bashkohuni me ekipin e lajmeve lokale

Projekti më i ri “Telegrafi Local News”, bashkohuni me ekipin e lajmeve lokale

Telegrafi po kërkon të zgjerojë ekipin edhe në komunat e Kosovës dhe ju fton të bëheni pjesë e projektit të ri ‘Telegrafi Local News’.

Jemi në kërkim të shtatë gazetareve/gazetarëve të talentuar për të raportuar ngjarjet lokale në shtatë rajonet e Kosovës:

Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Gjilan, Ferizaj, Prizren dhe Mitrovicë.


Rreth Telegrafi Local News:

“Telegrafi Local News” është një platformë e re inovative që sjell lajmet dhe ngjarjet më të rëndësishme në komunat e Kosovës. Platforma lokale nuk ofron vetëm lajme të përditshme, por edhe analiza, intervista me personalitete, opinione të ndryshme dhe reportazhe që pasqyrojnë jetën lokale.

Përveç kësaj, Telegrafi Lokal shërben si një guidë për aktivitete lokale, duke ofruar ide për kohën e lirë si evente kulturore, sportive dhe hapësira argëtuese. Synojmë të bëhemi burim kryesor për çdo gjë që ndodh në komunitetin lokal, duke ofruar për qytetarët informacione profesionale dhe të dobishme.

Thirrje e hapur për trajnim në fushën e gazetarisë, (Mobile Journalism) në Pejë, Prizren dhe Gjakovë
Lexo po ashtu Thirrje e hapur për trajnim në fushën e gazetarisë, (Mobile Journalism) në Pejë, Prizren dhe Gjakovë

Përmes qasjes inovative, ne synojmë të krijojmë një platformë unike ku falë teknologjisë së fundit, jo vetëm informon, por edhe bashkon njerëzit, duke u dhënë atyre një zë dhe një dritare në botën që i rrethon.

Gjithpërfshirja

Ne vlerësojmë diversitetin dhe barazinë, prandaj inkurajojmë aplikimet nga gratë, të rinjtë, duke përfshirë gjithashtu studentët e gazetarisë, shkencave politike e sociale dhe jo vetëm. Telegrafi është i përkushtuar të ofrojë një mjedis të hapur dhe mbështetës për të gjithë.

Detajet e pozitës

Vendi: Pozitat janë të hapura në shtatë rajone: Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Gjilan, Ferizaj dhe Mitrovicë.

Kualifikimet

– Kërkojmë individë që janë të motivuar vetë dhe kanë një pasion të   vërtetë për gazetarinë lokale dhe shërbimin ndaj komunitetit.

-Aftësi të shkëlqyera të shkrimit në gjuhën shqipe.

-Diplomë bachelor në shkencat sociale, gazetari dhe të tjera.

-Përvoja e mëparshme në gazetari nuk është obligative.

-Njohja e gjuhës serbe, boshnjake, turke ose gjuhëve të tjera lokale konsiderohen si përparësi.

Si të aplikoni

Dërgoni CV-në tuaj në jobs@telegrafi.com dhe muhamet.hajrullahu@telegrafi.com më së largu deri më 25 prill 2024 (Për Mitrovicë dhe Pejë deri më 6 maj). Kandidatët do të përzgjidhen bazuar në aftësi dhe përshtatshmëri për qëllimet e projektit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Kalo në kategori