LAJMI I FUNDIT:

Kjo është temperatura më e mirë për t’i larë çarçafët dhe nuk është 60 as 90 gradë

Kjo është temperatura më e mirë për t’i larë çarçafët dhe nuk është 60 as 90 gradë

Tema e larjes së çarçafëve ndez shumë debate rreth asaj se çfarë në çfarë temperature duhet të lëshohen dhe sa shpesh duhet të lahen.

Në kushte normale, ju duhet të lani çarçafët pas shtatë netëve përdorimi, shkruan Express.co.uk.

Për shumicën e njerëzve kjo nënkupton pastrimin e çarçafëve në baza javore, por për ata që udhëtojnë shumë, mund ta zgjasin pak këtë.


Gjatë gjithë natës çarçafët grumbullojnë qeliza të vdekura të lëkurës, vajra të trupit, djersë, viruse, baktere dhe marimangat e pluhurit.

Fillimisht, para se t’i pastroni ato, lexoni gjithmonë udhëzimet, për ndonjë këshillë të mundshme.

Në përgjithësi, ekspertët thonë se temperatura më e mirë për t’i larë është midis temperaturës 30 dhe 40 gradë. /Telegrafi/