Nga: Tom Gallagher (pjesë nga libri The Balkans, 1789-1989: From the Ottomans to Milosevic, Routledge, 2003, f. 58)
Përktheu: Daut Dauti
Deri në kohën e [Vuk] Karaxhiqit, Beteja e Kosovës nuk ka pasur vend qendror në poezinë epike serbe. Në vend të princ Lazarit, heroi kryesor epik serb ishte Marko Kraleviq, një vasal serb i sulltanit. Për shkak se ai kishte luftuar për dhe kundër zotërinjve të tij në Stamboll, princi Marko ka shërbyer si figurë e ndërmjetësimit mes botës otomane me atë ortodokse serbe. Por, duke e pasur parasysh agjendën e shtetit serb, ka ekzistuar nevoja për identitet homogjen që e ka mohuar një koekzistencë të tillë. Lindën mite të reja. Konvertimi në islam filloi të shihej si diçka i bazuar në qyqarllëk dhe lakmi, që justifikohej me trajtim të rëndë ndaj shqiptarëve dhe boshnjakëve myslimanë. Sllavët e shihnin veten si të krishterë nga natyra dhe braktisja e krishterimit merrej si e barabartë me tradhtinë e racës serbe.
Vargjet e dramës historike Kurora e maleve e promovojnë këtë ndjenjë ekskluzive raciste. Kjo vepër e princit-peshkop të Malit të Zi, Pjetrit II (1813-1851), është botuar më 1847 nën emrin e tij letrar, Njegosh, dhe nga shumica e serbëve nacionalistë është konsideruar si vepër qendrore e literaturës serbe. Kjo vepër portretizon dhe glorifikon zhdukjen e myslimanëve sllavë nga luftëtarët serbë. Drama hapet me personazhin kryesor, princin Danilo, i hidhëruar në mënyrë të tmerrshme me të këqijat e islamit dhe me tragjedinë e Kosovës. Lejtënanti i Danilos propozon kremtimin e ditës së shenjtë (Rrëshajët) duke e bërë spastrimin (cstiti) e vendit nga jo të krishterët. Kori këndon: “Maleve të larta u vjen erë e keqe nga jo të krishterët”. Njëri nga njerëzit e Danilos proklamon se lufta nuk do të përfundojë derisa turqit (sllavët myslimanë) nuk zhduken.
Drama e proklamon pamjen me ndikim mes serbëve radikalë në vitet 1990-ta, se me konvertimin nga krishterimi në islam, sllavët e kanë ndërruar identiteti e tyre racor dhe u janë bashkuar racës së turqve të cilët e kanë vrarë princ Lazarin. Në fund të viteve 1980-ta, mbetjet që thuhej se ishin të princ Lazarit, u zhvarrosën dhe parakaluan nëpër Serbi me bekimin e shtetit të Milosheviqit dhe Kishës Ortodokse.
Ky ka qenë një tentim i planifikuar që ta vendoste fanatizmin religjioz në shërbim të nacionalizmit agresiv që prodhoi një pasojë të përgjakshme në Ballkanin Perëndimor gjatë viteve të 1990-ta. Kroacia e viteve 1941-‘44 po ashtu kishte një aleancë të integralizmit katolik me fashizmin që mundësoi gjakderdhje frikësuese. Për fat të mirë, askund tjetër në Ballkan nuk pati paraqitje të një përzierjeje të tillë shkatërruese të religjionit me nacionalizmin fundamentalist.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëThënie të gjeniut që jetonte me 40 mijë libra në shtëpi: Mit’hat Frashëri dhe paradokset shqiptare
Kush e vrau Ismail Qemalin?
GJUHA SHQYPE
Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
Shqipja në rrezik: Fjalori i ka 46 mijë fjalë, 500 mijë të tjera janë futur pa u studiuar
Në nder të Sylvia Plathit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë