LAJMI I FUNDIT:

Shevchenko propozohet si alternativë e mundshme për të zëvendësuar Piolin

Shevchenko propozohet si alternativë e mundshme për të zëvendësuar Piolin

Ani pse Milani nuk është duke planifikuar momentalisht shkarkimin e Stefano Piolit, ata po i mbajnë opsionet e tyre të hapura dhe tani është raportuar se Rossonerëve u është ofruar mundësia për të emëruar në stol Andriy Shevchenkon.

Presioni po vazhdon të rritet mbi supet e Piolit pas një serie dëshpëruese të rezultateve që ka parë kuqezinjtë të fitojnë vetëm dy nga tetë ndeshjet e tyre të fundit në të gjitha garat.


Humbja me rezultat 3-1 ndaj Borussia Dortmundit i ka lënë ata në fund të grupit në Ligën e Kampionëve, me shumë pak gjasa për t’u kualifikuar tutje.

Milani mund të nënshkruajë me lojtarin e harruar të Arsenalit për të përforcuar mbrojtjen
Lexo po ashtu Milani mund të nënshkruajë me lojtarin e harruar të Arsenalit për të përforcuar mbrojtjen

Besimi i tifozëve tek Pioli është duke u venitur, por bordi i Milanit ka vendosur t’i qëndrojë besnik trajnerit i cili i udhëhoqi ata drejt triumfit të Scudettos më pak se dy vite më parë.

Siç ka raportuar mediumi italian Libero, Shevchenko është ende i papunë pas largimit nga Genoa vitin e kaluar dhe së fundmi ishte propozuar tek bordi i Milanit si një zëvendësues i mundshëm i Piolit deri në fund të këtij sezoni.

Milani momentalisht nuk po e konsideron këtë ide dhe me gjasë do preferonin që të promovonin trajnerin e Primaveras, ish-legjendën e klubit, Ignazio Abate në rast se vendosin të ndajnë rrugët me Piolin.

Vogëlushi shqiptar bëhet viral duke bërë shqiponjën para ndeshjes Milan - Borussia Dortmund
Lexo po ashtu Vogëlushi shqiptar bëhet viral duke bërë shqiponjën para ndeshjes Milan - Borussia Dortmund

Një arsye tjetër pse Milani nuk dëshiron të largoj Piolin është për faktin se tekniku italian ka një kontratë që i skadon në vitin 2025 në bazë të cilës përfiton rreth 4.2 milionë euro në vit, andaj kësisoji do të duhej që të paguanin një dëmshpërblim në drejtim të tij./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre kandidatët favorit që po përfliten si zëvendësues të Xavit tek Barcelona

Tre kandidatët favorit që po përfliten si zëvendësues të Xavit tek Barcelona

La Liga
Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

La Liga
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Fabregas mbajti fjalën, dërgon në Ibiza të gjithë skuadrën e Comos pas kalimit në Serie A

Fabregas mbajti fjalën, dërgon në Ibiza të gjithë skuadrën e Comos pas kalimit në Serie A

Serie A
Ylli i Spanjës humb Euro 2024 shkaku i lëndimit

Ylli i Spanjës humb Euro 2024 shkaku i lëndimit

Përfaqësueset

"Chelsea nuk gaboi me largimin e Havertz, gaboi me Kovacicin" - legjenda franceze analizon gabimet e ish klubit të tij

Premier League
Kalo në kategori