LAJMI I FUNDIT:

Copëza të një granate dore janë gjetur në trupat e viktimave, pas rrëzimit të aeroplanit të Yevgeny Prigozhin – thotë Vladimir Putin

Copëza të një granate dore janë gjetur në trupat e viktimave, pas rrëzimit të aeroplanit të Yevgeny Prigozhin – thotë Vladimir Putin

Copëza të një granate dore janë gjetur në trupat e viktimave të një aksidenti aeroplani që vrau ish-bosin e Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka thënë presidenti rus Vladimir Putin.

Aeroplani me të cilin Prigozhin po udhëtonte për në Shën Petersburg u rrëzua në veri të Moskës duke vrarë të 10 personat në bord më 23 gusht, duke përfshirë dy figura të tjera kryesore të Wagner, katër truprojat e Prigozhin dhe një ekuipazh prej tre personash.


Dhe siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Putin sugjeroi se aeroplani ishte hedhur në erë nga brenda, duke thënë se kreu i komitetit hetimor të Rusisë i kishte raportuar atij disa ditë më parë.

“Fragmente granatash dore u gjetën në trupat e të vrarëve në aksident”, citohet të ketë thënë Putin në një takim në vendpushimin Soçit, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi.

“Nuk kishte asnjë ndikim nga jashtë në aeroplan – ky është tashmë një fakt i vërtetuar”, ka theksuar Putin, duke i hedhur poshtë pohimet se ai ishte rrëzuar.

"Gjithçka që di është se mbijetova": Ish-presidenti Bush thotë se ishte tronditur kur e zbuloi se kush i shërbeu darkën, gjatë një vizite të vitit 2006 në Rusi
Lexo po ashtu "Gjithçka që di është se mbijetova": Ish-presidenti Bush thotë se ishte tronditur kur e zbuloi se kush i shërbeu darkën, gjatë një vizite të vitit 2006 në Rusi

Ai nuk dha asnjë detaj se si mund të ketë shpërthyer një granatë – por ai tha se hetuesit duhet të kishin testuar trupat për alkool dhe drogë, duke qenë se kokaina ishte gjetur më parë në zyrat e Wagner.

Ndryshe, Prigozhin thuhet se ishte në një aeroplan i cili pati një aksident në veri të Moskës më 23 gusht, dy muaj pas ditës pasi ai drejtoi një rebelim të dështuar kundër zyrtarëve të lartë rusë.

Rebelimi i ndërprerë, gjatë të cilit ai kërkoi rrëzimin e ministrit të mbrojtjes Sergei Shoigu, ishte sfida më e madhe për qeverisjen e presidentit Putin që kur ai erdhi në pushtet në vitin 1999.

Rusia tha se konfirmoi vdekjen e tij në aksident pas testeve gjenetike, por nuk zbuloi shkakun.

Pamje që nxisin spekulime: Gruaja e sozisë së Prigozhinit viziton ‘varrin e shefit të Wagner një ditë pas funeralit’
Lexo po ashtu Pamje që nxisin spekulime: Gruaja e sozisë së Prigozhinit viziton ‘varrin e shefit të Wagner një ditë pas funeralit’

Ai u varros privatisht në një “ceremoni lamtumire” në një varrezë të Shën Petersburgut muajin e kaluar, sipas ekipit të tij të shtypit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dodik: Na ka mbetur edhe një luftë - çlirimi i Republikës Serbe nga Bosnja dhe Hercegovina

Dodik: Na ka mbetur edhe një luftë - çlirimi i Republikës Serbe nga Bosnja dhe Hercegovina

Bosnja
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Kryebashkiaku i dhunshëm i Beogradit sulmoi fizikisht një qytetarë - ia rrëmben telefonin dhe ia hedh në tokë

Kryebashkiaku i dhunshëm i Beogradit sulmoi fizikisht një qytetarë - ia rrëmben telefonin dhe ia hedh në tokë

Serbia
A mund t'i arrijë Izraeli synimet pa armët amerikane?

A mund t'i arrijë Izraeli synimet pa armët amerikane?

Azia
Beteja e rrallë mes tankeve ruse dhe një të ukrainasve – pamjet nga ajri tregojnë si ushtarët e Zelenskyt shkatërrojnë makinerinë e Putinit

Beteja e rrallë mes tankeve ruse dhe një të ukrainasve – pamjet nga ajri tregojnë si ushtarët e Zelenskyt shkatërrojnë makinerinë e Putinit

Evropa
Pasojat e luftës në Ukrainë, Rusia në paradë shfaq vetëm një tank – dhe atë nga Lufta e Dytë Botërore

Pasojat e luftës në Ukrainë, Rusia në paradë shfaq vetëm një tank – dhe atë nga Lufta e Dytë Botërore

Evropa
Kalo në kategori