LAJMI I FUNDIT:

Bellingham pyetet nga gazetarët se kush është futbollisti më i mirë në botë? Përgjigja e tij i befason të gjithë

Bellingham pyetet nga gazetarët se kush është futbollisti më i mirë në botë? Përgjigja e tij i befason të gjithë

Jude Bellingham nuk ndalet së impresionuari në fillim të sezonit të tij të parë në Real Madrid, ku aktualisht është golashënuesi më i mirë i skuadrës me tetë gola.

Pas një tjetër loje mjeshtërore ndaj Napolit, gazetarët e pyetën se cili është aktualisht futbollisti më i mirë në botë.


Edhe pse shumë nga tifozët madrilen po e emërojnë vet anglezin, Bellingham është treguar modest dhe ka lartësuar bashkëlojtarin e tij.

Mesfushori anglez ka thënë se sipas tij Vinicius Junior është futbollisti më i mirë në botë për momentin.

“Vinicius është i jashtëzakonshëm. Ai është lojtari më i mirë në botë nga këndvështrimi im”.

Forma e jashtëzakonshme e Bellingham, Ancelotti ka një përgjigje epike: Duhet ta shikojmë pasaportën e tij edhe njëherë
Lexo po ashtu Forma e jashtëzakonshme e Bellingham, Ancelotti ka një përgjigje epike: Duhet ta shikojmë pasaportën e tij edhe njëherë

“Ai është një nga futbollistët më të talentuar me të cilët kam luajtur. Për shkak të tij, ndeshjet janë më të lehta për mua. Shpejtësia e tij, talenti i tij është i jashtëzakonshëm”, deklaroi mesfushori anglez.

Real Madridi mori një fitore të madhe 3-2 në udhëtim te Napoli, derisa Bellingham ishte më i miri në fushë.

Ylli anglez realizoi një gol dhe asistoi në një tjetër në triumfin e dytë këtë edicion të Real Madridit në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/