LAJMI I FUNDIT:

Këmbësorja aksidentohet nga vetura në Prishtinë

Këmbësorja aksidentohet nga vetura në Prishtinë

Një këmbësore është lënduar si pasojë e një aksidenti me një automjet në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për Telegrafin se informata është pranuar në Polici rreth orës 15:00.

“Rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Ahmet Krasniqi’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një automjet”.


Këmbësorja është dërguar për trajtim mjekësorë.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor”, ka shtuar Ahmeti./Telegrafi/