HIB Petrol mirëpret për një ditë punë dhjetëra të rinj, duke shënuar kështu Ditën e Solidaritetit. Me pagat e tyre një ditore, ata kanë kontribuar në komunitet për dy kauza: shëndetin mendor të të rinjve dhe fëmijëve me nevoja të veçanta.
Dita e sotme e punës, në HIB Petrol, ka nisur në një mënyrë me të veçantë, krahasuar me ditët e tjera. Punëtorët e rinj të cilët kanë shërbime për konsumatorët e HIB Petrol, e kanë mësuar gjithë procesin brenda pak minutave. Të rinj të shumtë të cilët kanë shprehur dëshirën për të punuar si vullnetarë. Të ndihmuar nga stafi profesional i HIB, ata kanë mirëpritur e përcjellë, me shumë kujdes, këdo që ka ndaluar në HIB, për t’u shërbyer me derivate ose për t’u ndalë në restorant. Kështu, është shënuar Dita e Solidaritetit, thuhet në komunikatën e HIB Petrol
HIB Petrol, ishte nikoqir i aktivitetit që u mundëson të rinjve të punojnë për një ditë të plotë në një kompani. E gjitha me një mision fisnik. Pagesën e tyre, në fund të ditës, këta të rinjë e kanë dhuruar për një kauzë të rëndësishme: shëndetin mendor të të rinjve dhe fëmijëve me nevoja të veçanta.
Vullnetari Erion Dobërdolani ka treguar se nuk ka hezituar aspak për t’iu bashkëngjitur këtij aktiviteti. 16-vjecari nga shkolla “Sami Frashëri”, ka një arsye të fortë për këtë. Ka theksuar se i gjithë kontributi i tij do të kthehet në të mirë të komunitetit.
“I jam bashkuar këtij aktiviteti pasi që për mua ishte shumë interesante Dita e Solidaritetit, sepse e ka një kauzë shumë të mirë. Më është caktuar që të punoj të pompa dhe po më doket shumë mirë. Po arrij të krijoj edhe një eksperiencë punë pasi nuk kam një të tillë”, ka thënë ai.
Mbi 100,000 të rinj në Evropë marrin pjesë në Ditën e Solidaritetit çdo vit – dhe synimi është që ky shembull të përcjellët edhe në Kosovë. Aktiviteti është organizuar fal bashkëpunimit të HIB me organizatën “TOKA”, e cila deri më tani ka angazhuar më shumë se 130 vullnetarë, përvojat e të cilëve kanë qenë të mahnitshme e kuptimplota.
Yllkë Zogaj, lidere e grupit nga organizata “Toka”, ka theksuar se janë të kënaqur me interesimin e madh të të rinjve dhe me gatishmërinë e kompanive si HIB, për t’i hapur dyert e tyre për një aktivitet të tillë.
“Ky aktivitet po ndodh për herë të parë në Kosovë dhe përafërsisht rreth 300 vullnetarë kanë punuar për pesë ditë në kompani të ndryshme. Sot po e përmbyllim me HIB dhe me një sukses të madh për ne. Po shpresojmë që kjo të kthehet në një traditë dhe çdo vit të punohet në kauza të ndryshme duke e kthyer kështu gjithë këtë mund në të mirë të komunitetit”, ka thënë ajo.
Dita e Solidaritetit është pjesë e aktiviteteve ambientaliste të Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), përmes Programit të saj “Human Rightivism” që implementohet nga CDF dhe TOKA. Mbështetet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’ – bashkëfinancuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Qeveria e Dukës së Madh të Luksemburgut si dhe nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit. Ky projekt po ashtu zhvillohet në bashkëpunim me rrjetin e organizatave SAME, përfundon komunikata e HIB Petrol.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Drejtori i Doganës së Kosovës në takim me drejtorët e përgjithshëm të doganave të Evropës
Osmani: Programi Kompakt, simbol i mbështetjes së SHBA-së për Kosovën
Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike
Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-
Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë
Rotary Club Prishtina Garden, klubi më i ri i Rotary në Kosovë
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Marrëveshje 90 milionë euro mes Kosovës dhe Gjermanisë: Synohet punësimi, energjia dhe integrimi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri