LAJMI I FUNDIT:

“Qeveria e Serbisë me deklarata nxitëse”, OKB: Të merren masa kundër kësaj retorike

“Qeveria e Serbisë me deklarata nxitëse”, OKB: Të merren masa kundër kësaj retorike

Serbia duhet të marrë masa të menjëhershme dhe efektive kundër retorikës urrejtëse dhe përçarëse në diskursin publik që nxit dhunën në shoqëri, tha ekspertja e OKB-së.

Irene Khan, pas dy të shtënave masive në Beograd ku u vranë 17 njerëz, përfshirë tetë fëmijë, e që çuan në protesta masive në fillim të këtij muaji.

Raportuesja Speciale e OKB-së për lirinë e mendimit dhe shprehjes, Irene Khan, tha se të shtënat kanë traumatizuar gjithë. Ajo ka shtuar se fjalimet e fundit të qeverisë serbe kanë inkurajuar ngacmimet dhe sulmet fizike ndaj opozitës dhe gazetarëve në Serbi.


“Është e pandërgjegjshme të përdoret kjo tragjedi si një rast tjetër për të nxitur urrejtje, duke demonizuar dhe fyer mediat e pavarura, mbrojtësit e të drejtave të njeriut, kundërshtarët politikë dhe të tjerët kritikë ndaj qeverisë.”

Khan vuri në dukje se mijëra njerëz dolën në rrugë për të kërkuar llogari për krimet e kryera, kontroll më të mirë të armëve dhe veprime të fuqishme kundër “gjuhës së urrejtjes” dhe nxitjes së urrejtjes dhe dhunës në mediat tabloide.

“Në vend që të promovojnë drejtësinë dhe llogaridhënien, fjalimet e fundit – duke përfshirë edhe anëtarët e qeverisë – duket se kanë inkurajuar ngacmimet dhe madje edhe sulmet fizike kundër politikanëve, gazetarëve dhe aktivistëve të opozitës”, tha Khan.

Gjatë vizitës së saj zyrtare në Serbi në prill, Khan kishte shprehur shqetësime serioze për shtypin tabloid dhe mediat populiste që promovojnë dhe përforcojnë deklaratat toksike nga politikanët dhe zyrtarët publikë, dhe dështimin e organit rregullator të medias për të ndërmarrë veprime kundër medias, thuhet në një komunikatë zyrtare të ohchr.

“Liria e shprehjes është një e drejtë themelore që duhet mbrojtur në çdo kohë, por ligji ndërkombëtar është i qartë se nuk është një licencë për të ngacmuar, frikësuar apo kërcënuar zërat kritikë. Klima aktuale e diskursit politik në Serbi është thellësisht shqetësuese. Qeveria e Serbisë duhet menjëherë të hetojë dhe të sanksionojë frikësimet, kërcënimet dhe nxitjen e dhunës, veçanërisht nga zyrtarët qeveritarë, dhe të sigurojë që të gjitha institucionet dhe organet e shtetit të ndjekin udhëzimet e Kombeve të Bashkuara për luftimin e gjuhës së urrejtjes duke mbrojtur lirinë e shprehjes”, tha Khan.

Në trend Botë

Më shumë
Scholz telefonoi Putinin, reagon ashpër Zelensky: Është hapur kutia e Pandorës

Scholz telefonoi Putinin, reagon ashpër Zelensky: Është hapur kutia e Pandorës

Evropa
Dalin detajet e para të bisedës telefonike mes Scholzit dhe Putinit - çfarë i kërkoi kancelari gjerman, presidentit rus

Dalin detajet e para të bisedës telefonike mes Scholzit dhe Putinit - çfarë i kërkoi kancelari gjerman, presidentit rus

Evropa
Ministrja suedeze “tmerrohet” nga bananet - kudo që ajo shkon, ato duhet të hiqen nëse janë aty

Ministrja suedeze “tmerrohet” nga bananet - kudo që ajo shkon, ato duhet të hiqen nëse janë aty

Botë
Mbretëria e Bashkuar ngrit në ajër aeroplanët luftarakë në përgjigje të aeroplanit rus që po shkonte drejt hapësirës ajrore të saj

Mbretëria e Bashkuar ngrit në ajër aeroplanët luftarakë në përgjigje të aeroplanit rus që po shkonte drejt hapësirës ajrore të saj

Botë
ISW: Putini është i shqetësuar për problemet e mëdha që do të godasin Rusinë vitin e ardhshëm

ISW: Putini është i shqetësuar për problemet e mëdha që do të godasin Rusinë vitin e ardhshëm

Botë
Ish-pjesëtari i forcave speciale tregon çfarë tha Sadam Hussein kur u kap

Ish-pjesëtari i forcave speciale tregon çfarë tha Sadam Hussein kur u kap

Amerika
Kalo në kategori