LAJMI I FUNDIT:

“1000 vjet në dy minuta, historia mes Kosovës dhe Serbisë” – shikohet rreth dy milionë herë në Twitter, reagon gazetarja e CNN

“1000 vjet në dy minuta, historia mes Kosovës dhe Serbisë” – shikohet rreth dy milionë herë në Twitter, reagon gazetarja e CNN

Bianca Nobilo gjatë ditës së djeshme ka publikuar një video në rrjetet sociale, e cila është shikuar mbi 1.8 milion herë.

Gazetarja e CNN-it ka treguar në detaje se çfarë po ndodh mes shqiptarëve dhe serbëve në veri të Kosovës.


"1000 vjet në dy minuta" - gazetarja e CNN-it shpjegon historinë mes Kosovës dhe Serbisë
Lexo po ashtu "1000 vjet në dy minuta" - gazetarja e CNN-it shpjegon historinë mes Kosovës dhe Serbisë

Ajo është munduar që brenda dy minutave të shpjegojë një histori 1000 vjeçare mes shqiptarëve dhe serbëve.

“Çfarë fshihet pas tensioneve të ndezura mes Kosovës dhe Serbisë, dhe përplasjeve të dhunshme në Kosovë këtë javë?, ka shkruar udhëheqësja e emisionit “The Global Brief”.

Ndërkohë, duke parë interesimin e jashtëzakonshëm rreth kësaj teme, ajo ka reaguar në Twitter.

“Inspiruar nga përgjigjet dhe debatet rreth këtyre shpjegimeve. Edhe nëse ato nuk arrijnë të përfaqësojnë plotësisht temat. Më tregoni nëse ka një temë gjeopolitike/lajme për të cilën dëshironi”, shkroi në Twitter.

Kujtojmë se ajo më parë kishte intervistuar edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti rreth pushtimit rus në Ukrainë dhe ndikimit të saj në Kosovë.

Ndryshe, Nobilo jeton dhe vepron në kryeqytetin britanik, Londër ndërsa së fundi ka filluar të shpjegojë përmes rrjeteve sociale se çfarë po ndodh në zonat e nxehta të ndryshme të botës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori