LAJMI I FUNDIT:

Harry Kane ka refuzuar Bayern Munichin, por dy gjigantë evropianë mbeten në garë

Harry Kane ka refuzuar Bayern Munichin, por dy gjigantë evropianë mbeten në garë

Një nga sulmuesit më të mirë në botë, Harry Kane, ka refuzuar transferimin te Bayern Munich dhe po i afrohet një transferimi te Manchester United.

Sipas Bild, golashënuesi më i mirë në historinë e Kombëtares së Anglisë dhe Tottenhamit iu kthye përgjigje Bayern Munichut duke i thënë se nuk është i interesuar të veshë fanellën e gjigantit bavarez sezonin e ardhshëm, edhe pse do të ishte garanci për të fituar një trofe, çfarë i mungon në karrierën e tij të pasur individuale.


Megjithatë, kjo nuk do të thotë se kapiteni i Anglisë do të qëndrojë në Tottenham.

Kane përfundoi një sezon në të cilin ai vendosi rekorde të shumta, pas të cilit ai ka shumë të ngjarë të largohet nga klubi po hyn në vitin e fundit të kontratës së tij.

Më i afërti për ta sjellë atë është Manchester United, dhe thuhet se kjo është dëshira e Kane pasi dëshiron të qëndrojë në Angli dhe të kalojë të vetmin njeri që është përpara tij në listën e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave në Ligën League, Shearerin.

Kane i thotë kryetarit të Tottenhamit ta shesë te Man Utd
Lexo po ashtu Kane i thotë kryetarit të Tottenhamit ta shesë te Man Utd

Kalimi i Kane te Manchester United është një opsion shumë real, ndërsa pas tyre në listë është Real Madridi, pasi Karim Benzema ka gjasa të largohet nga “Santiago Bernabeu”.

Këto janë dy klubet e vetme me shanse reale për të përballuar yllin e Tottenhamit në afatin kalimtar të ardhshëm.

Edhe pse anglezi dëshiron të qëndrojë në Ligën Premier, ftesa e Real Madridit nuk do të refuzohej dhe nëse Benzema largohet nga Klubi Mbretëror, Kane do të ishte opsioni më i mundshëm për pasardhësin e tij.

Kështu do të duket Real Madridi pa treshen Benzema, Modric dhe Kroos: Ancelotti do të bëjë tri transferime spektakolare
Lexo po ashtu Kështu do të duket Real Madridi pa treshen Benzema, Modric dhe Kroos: Ancelotti do të bëjë tri transferime spektakolare

Pronari i Tottenhamit, Daniel Levy gjithashtu duket se më në fund është penduar, pasi nuk donte të shiste yllin e tij më të madh te Manchester City verën e kaluar për më shumë se 100 milionë euro, pasi tani çmimi ka rënë në 80 milionë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e

Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e "Santiago Bernabeut" të ri

La Liga
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori