LAJMI I FUNDIT:

​Zbardhja e fatit të të zhdukurve, Hoti: Projektligji afër finalizimit

​Zbardhja e fatit të të zhdukurve, Hoti: Projektligji afër finalizimit

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti ka thënë se Ligji për Personat e Zhdukur është afër finalizimit, por nuk kanë arritur dakordim për të involvuar kërkesat e familjarëve të personave të zhdukur.

Hoti para anëtarëve të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, ka theksuar se qëllimi i tyre është zbardhja e fatit të personave të zhdukur dhe termi i vendosur për këta persona në deklaratën për personat e zhdukur, qëllim ka trajtimin e dinjitetshëm.


“Është termi personat e zhdukur me forcë, nuk ka ekzistuar askund. Termin personat e zhdukur me forcë e kemi futur në takimin e Brukselit. Jemi pajtuar që ky term të përdoret. Nuk ekziston term personat e zhdukur me dhunë në gjuhën angleze. Nëse shfletoni internetin do të gjeni këtë shprehje. Ne nuk merremi me dënime, me ngritje të padive, qëllimi i komisionit është zbardhja e fatit të personave të zhdukur”, ka deklaruar Hoti.

Ai tutje ka thënë se ka arsye të mjaftueshme që të mos i besojë Serbisë. Sipas tij, në sekonda të fundit në takimin e Ohrit kanë arritur ta fusin në aneks marrëveshje çështjen e personave të zhdukur, raporton KP.

“Ne kemi arritur që BE-në ta kemi direkte për çështjen e personave të zhdukur. Në Komisionin e përbashkët, ajo dot ë jetë bashkë me ne në këtë proces. Parashihet që brenda 60 ditëve të miratimit të deklaratës, do të formohet komisioni i përbashkët dhe implementimi i deklaratës”, ka deklaruar Hoti.

Kryetari i Komisionit Qeveritar ka shtuar se kanë arritur të harmonizojnë të dhënat përgjatë viteve.

Ndërsa, deputetja nga PDK-ja, Ariana Musliu Shoshi ka thënë se në Komision do të duhej të raportonte zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, i cili sipas saj, ka bërë pazare.

Hoti ka folur edhe për ndryshimin e statusit, për çka edhe Musliu-Shoshi e ka përmendur.

“Unë nuk jam i shqetësuar, i shqetësuar dhe i dëshpëruar jam me disa media për keqpërdorimin e sinqeritetit tim. Unë kam bërë një ndryshim teknik në status, disa media më kanë quajtur edhe gënjeshtar. Fjalën dhunë dhe forcë e kam përmendur në tekst”, ka përfunduar ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori