LAJMI I FUNDIT:

“Njerëzit mendojnë se jeta e futbollistit është perfekte, por u them se është shumë larg kësaj”, pjesë nga ditari plot ‘vuajtje’ i Reece James

“Njerëzit mendojnë se jeta e futbollistit është perfekte, por u them se është shumë larg kësaj”, pjesë nga ditari plot ‘vuajtje’ i Reece James

Mbrojtësi i krahut të Chelseat, Reece James, ka ndarë një shënim nga ditari i tij personal ku detajohet lufta e tij me lëndimet, dhe shkrimet janë vërtetë mahnitëse.

23-vjeçari anglez kaloi dy muaj jashtë fushës midis tetorit dhe dhjetorit me dëmtime të ligamenteve të gjurit – një goditje që e ndaloi atë të luante në Kupën e Botës dimrin e kaluar në Katar.


Ai u rikthye për një ndeshje në fund të dhjetorit në Ligën Premier kundër Bournemouth, por u detyrua të largohej në pjesën e dytë dhe duroi një muaj tjetër i lënduar.

James, i cili gjithashtu mori një dëmtim tjetër në humbjen e prillit ndaj Real Madridit, kohët e fundit ndau një pasqyrë të kohës së tij jashtë fushës.

Real Madrid ka një listë të ngushtë të transferimeve me pesë lojtarë, Kane dhe James pjesë e dëshirave
Lexo po ashtu Real Madrid ka një listë të ngushtë të transferimeve me pesë lojtarë, Kane dhe James pjesë e dëshirave

Një shënim i shkruar me dorë në ditar nga 18 maji në orën 23:44 tregon gjithë ndjenjat e James gjatë lëndimit.

“Lëndimet më prekin shumë. Kur nuk jam duke luajtur, ndihem sikur bota është kundër meje. Gjërat më të vogla do të më bëjnë të çmendem. Nuk është e drejtë apo normale, por është ashtu siç është”, fillon shkrimin e tij James.

“Përpiqem shumë, por mendërisht është e vështirë, super e vështirë dhe shteruese. Bota e jashtme mendon se kjo ‘jetë futbolli’ është jeta perfekte, më lejoni t’ju them se është larg nga kjo. Shumë njerëz nuk do ta dinë kurrë se si është por është një udhëtim i çmendur, plot ngritje dhe ulje”.

“Këtu ku jam ulur për momentin, aktualisht është pika me e ulët në karrierën time deri më tani. Është e vështirë, por me punë dhe durim gjërat përmirësohen, pa shi asgjë nuk rritet asgjë”.

James gjithashtu u hap rreth asaj që ka punuar në mirëqenien e tij mendore.

“Kohët e fundit kam provuar shumë gjëra për të larguar mendjen nga futbolli dhe lëndimet dhe se si ka kaluar sezoni”.

“Fillova të boksoj që më pëlqen shumë dhe gjithashtu tenisi më pëlqen shumë. Këto janë vende që mendja ime nuk mendon për asgjë tjetër që më ndihmon çdo ditë. Një gjë që do të them është se me kohët e vështira vijnë mësime të mëdha”.

“Kam mësuar aq shumë si person. Jam mirënjohës për atë që kam mësuar sepse kjo do të përdoret kur të jem përsëri në një momenti m***. Kremi ngrihet gjithmonë në TOP! Do të kthehem. Më i madhi nuk dështon kurrë.”

Ai e mbylli hyrjen e tij me një varg nga bibla; John 13:7 – “Atë që po bëj unë, ti nuk e kupton tani, por do ta kuptosh më vonë”.

Pas këtij shkrimi, shumë tifozë u shfaqën në rrjetet sociale për të mbështetur mbrojtësin anglez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Superliga
Zbulohet arsyeja kryesore pse Barcelona ka vendosur ta shesë Lewandowskin

Zbulohet arsyeja kryesore pse Barcelona ka vendosur ta shesë Lewandowskin

La Liga
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Premier League
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori